Ditëve të fundit, një profesor nga Vushtrria është bërë viral me videot e postuara në TikTok duke kërcyer valle tradicionale.
Por, në fillim ai u kritikua shumë, madje që të merreshin masa ndaj tij kishte kërkuar edhe deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Fjolla Ujkani.
Gjatë një interviste profesori kishte shpërthyer në lot teksa kishte shpjeguar se nga fjalët e komentuesve ishin prekur edhe familja e tij.
Madje, ai kishte rrëfyer që i kishte kërkuar vëllaut të tij që në rast se e pyesin se për lidhjen familjare me të, të thotë se e ka kushëri dhe jo vëlla.
E pas kësaj, profesori nga Vushtrria ka marrë mbështetje të jashtëzakonshme.
Pothuajse të gjitha figurat publike i kanë dal në krah atij me një vallëzim.
Këtë gjë e ka bërë edhe ish-banorja e Big Brother VIP, Big Mama.
Ajo së bashku me një doktor kanë publikuar video duke vallëzuar në mbështetje të profesorit.
“Me profën”, ka shkruar shkurt Big Mama në Instagram.