E mbani mend ish-banoren e edicionit të nëntë të “Big Brother Albania”, Gerta Shinon?
Pas daljes së saj nga shtëpia, Gerta mbeti një personazh i njohur dhe i komentuar për publikun shqiptar, pasi hapi gjithashtu edhe kanalin e saj në Youtube, ku ndan detaje të jetës. Disa orë më parë, ajo ka ndarë një prej lajmeve më të bukura, teksa ka treguar se po pret të bëhet nënë për herë të parë.
Kjo ishte arsyeja pse Gerta nuk kishte qenë aktive në rrjete sociale, pasi e kishte pasur të vështirë ta ndante këtë lajm me ndjekësit e saj. Prej kohësh, Gerta jeton në Norvegji me partnerin e saj Florentin dhe në Youtube ndajnë vazhdimisht momente të bukura nga jeta me njëri-tjetrin, video me rengje, rrëfime serioze e batuta.