Ish banorja e “Big Brother”, Gerta Shino është bërë nënë për herë të parë. Foshnja ka ardhur në jetë me datë 18 Qershor por blogerja e ka bërë me dije lajmin ditën e sotme. Ajo ka publikuar disa fotografi, teksa ka dalë shëtitje me bebin e porsalindur.
“Unë këtë e bëra kastile. 18.06.2022”, ka shkruar ajo duke mos e zbuluar akoma gjininë e fëmijës. Më pas, ajo ka ndarë dhe një video teksa ka shkruar: “Dashuria e jetës time”. Kujtojmë që blogerja e njohur zbuloi se ishte shtatzënë në muajin Shkurt.
Gerta, e cila jeton me bashkëshortin e saj në Norvegji, tregoi se kishte pritur pak kohë për ta ndarë lajmin me ndjekësit, pasi nuk kishte qenë mirë. Kujtojmë që Ajo rrëfeu në fillim të vitit të kaluar se kishte bërë një abort pasi vihej në rrezik jeta e saj.