Të gjithë mund ta njohin atë përmes reality-show “Big Brother”
Fjala është për Najada Konomi, ose e njohur ndryshe si Noçja e “Big Brother, shkruan lajmi.net.
Ajo ka ndarë disa fotografi nga shtatzënia dhe dorën e bebushit.
”22.03.2022 Lindi Brendon . Në fillim kishim njëri-tjetrin….Dhe tashmë ne kemi gjithçka….Kemi lumturinë, paqen, gëzimin e gjithë jetës. Kemi gjithçka që kishim kerkuar. Kemi ëndrrën e gjithë jetës mes duarve tona”, ka shkruar Najada krahas fotove.
Kujtojmë që Najada prej disa vitesh jeton në Itali me partnerin e saj, Fationin.