×
  • Vip
  • Vip

    Ish banori i BBVA zbulon të dashurin sekret të Eglit: Instruktor palestre, quhet…

    FrontOnline
    29 Mars 2025

    Iftuar sot në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë ish-banori Gert Ferra, i cili së bashku me Atalanta Kërçykun kanë analizuar lojën dhe situatat në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

    Duke qenë se gjithçka është duke u afruar drejt fundit, dinamikat kanë ndryshuar shumë dhe secili synon finalen. Teksa po diskutonin ata u ndalën edhe tek raporti i Eglit dhe i Gjestit për të cilin aktori u shpreh se:

    Nuk besoj se Egli është kaq puritane sa kur doli tashmë na ka krijuar një lloj mendimi ndryshe për njeriun që do, që donte dhe që sakrifikoi gjithçka. Ka bërë atë kthesën e madhe që ‘Unë nuk e bëj më për ty sepse kështu e do ti’. Egli ka gjërat e saj për të na thënë, pasi ka dalë jashtë ka kuptuar që Gjesti mund të ketë diçka të vetën.

    Ai shtoi më pas se:

    Kjo Egli a ka ndonjë gjë për të na thënë neve në fund të fundit apo do të vazhdojë të na tregojë që unë hyra në shtëpi për të pastuar imazhin dhe jam ajo goca.

    Çfarë është kjo?! Po shikojmë çudira, kam për të thënë që kjo Egli ka pasur ndonjë lidhje para se të hyte në shtëpi? A ka lënë ndonjë gjë hapur?

    Atalanta u shpreh se Egli ka thënë jo dhe që ka dy vite që nuk është e lidhur.

    Gerti: Po të hapësh kamerat e Top Channel-it e shikon me vëmendje kush e ka sjellë ditën e parë fare kur ka ardhur në Top Channel.

    Atalanta: Pra e ka sjellë dikush?

    Gerti: Po, po.

    Atalanta: Ju e njihni?

    Gerti: Jo, atë e shkruan e gjithë dynjaja. Nuk e ka mohuar askush.

    Atalanta: Ju e njihni atë djalin?

    Gerti: Unë si emër e njoh, jo personalisht. Pse i bie në qafë këtij djalit tjetër, po e masakron këtu kur ti për vete ke skelete nën sirtarin tënd.

    Atalanta: Keni një emër?

    Gerti: Mario quhet. Instruktor palestre, njohur të dy në palestër.

    Gerti më pas u shpreh se:

    Mua më vjen keq sepse po e masakron Gjestin e shkretë, nëse nuk do të kishte qenë ai nuk do dilte ai Xumi në radhë të parë kur nominoi veten dhe Xumin, nuk do ta nominonte kurrë ajo një si Xumi dhe ta nxirrte jashtë vetëm. E kam parë që më ka bërë copë mua dhe çdo banor të shtëpisë dhe nga krahu tjetër arritëm tek pika që thonim: “Do t’i flasësh Gjestit” dhe unë kam arritur deri te pika që kam dëgjuar “Mirë ua bën”.

    Sot shikoj që i kthehet atij djalit, që e ka mbajtur në krahë.

    Nga Rubrika
    Vip31 Mars 2025
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Fifi sot feston ditëlindjen e 31-të. E përmes një postimi në Instagram, ajo uroi vetën në mënyrë ikonike...
    Vip31 Mars 2025
    Reperi i njohur, Young Scooter, emri i vërtetë Kenneth Edward Bailey, ka ndërruar jetë në moshën 39-vjeçare pas një aksidenti të rëndë,...
    Vip30 Mars 2025
    Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, i shumë fytyra publike uroi festën e Fitër Bajramit. Por urimi i tij disi u veçua...
    Të tjera
    Lajme31 Mars 2025
    Banorët e disa lagjeve të Prishtinës të hënën kanë mbetur pa rrymë për disa orë Kompania KESCO ka thënë se një prishje...
    Lajme31 Mars 2025
    Abelard Tahiri, Shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë në zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai ka...
    Lajme31 Mars 2025
    Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, ka folur për FrontOnline, pas raportimeve në media se NISMA Social-Demokrate e cila udhëhiqet...
    Lajme31 Mars 2025
    Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt është e gatshme të bashkëpunojë me të gjitha subjektet politike “për të mirën e vendit”. Megjithatë, ajo...
    Lajme31 Mars 2025
    Kryeministri Kurti u takua me drejtorin ekzekutiv të kompanisë Bosch Rexroth, Steffen Haack Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka mbërritur në Hannover...
    Lajme31 Mars 2025
    Kirurgu oral, Fisnik Mekaj ka ofruar shërbime dentare falas për të gjithë anëtarëve të Njësisë Speciale Intervenuese (FIT). Këtë e bëri të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.