Donaldi me këngën e tij të parë të publikuar ka trazuar sërish një publik të tërë.
E dilema më e madhe e njerëzve është se kujt iu dedikua kjo këngë, Borës apo Trixës.
Për këtë dilemë ka folur ish banori i “Big Brother VIP”, Kledi Hysa i ftuar tek “Shqipëria Live”.
Kledi për Donaldin ka rrëfyer se ende nuk është qetësuar pas daljes nga shtëpia e “BBV”.
“Unë dua që ai djalë të jetë i lumtur, qoftë me Trixën, qoftë me Borën vetëm ai të jetë i lumtur. Përsa i përket këngës, nuk dua të jap koment do ta tregojë koha. Besoj se dhe ai është akoma konfuz.”, ka thënë Kledi.
Kledi dhe Donaldi ishin miq tejet të mirë brenda shtëpisë së “BBV”.