Ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku ka reaguar pas humbjes së djeshme nga Spanja.
Në kuadër të kampanjës eliminatore për Kupën e Botës “Katar 2022”, Spanja e mundi Kosovën me rezultat 3:1, shkruan FrontOnline.
Në rrjetin social “Facebook”, Çitaku u shpreh se Përfaqësuesja e Kosovës nuk e ka për detyrë t’i përmbushë deficitet politike e diplomatike të vendit tonë.
https://www.facebook.com/vlora.citaku.1/posts/10157694602207414?__cft__[0]=AZXYdPESpxiGCFc9X_u8midsagrPc_AmW3ZNiUaKZAZ4WgWamWTXr__gMZothBmbmbOKtPHfaIjOrMM3uwGGLjpns5VVe_Wj6Ie6SM6xQVH81FNXiO0cd7N60ictjkWXlvM&__tn__=%2CO%2CP-R
Postimi i plotë i Çitakut në “Facebook”:
“Të jemi të qartë sonte,
Kombëtarja jonë e futbollit nuk e ka për detyrë t’i përmbushë deficitet politike e diplomatike të vendit tonë.
Nuk është turp me të mundë Spanja në shtëpi të vet. Topi i rrumbullakët është.
Ama, mendësinë humbëse duhet ta refuzojmë.
Në këtë ligë nuk shkohet me humbë. I fundit që duhet ta thotë një gjë të tillë është trajneri i ekipit. Paramendojeni, po të njejtin ekip kemi me e pritë pas ca muajsh në Kosovë. E çka tash?! Me u dorëzu para lojës a?!
Lojtarët i kemi tepër të mirë. Tash, kadal dale po mësohemi me e ba edhe lojën.
Me Kosovën“. /FrontOnline/