Ish-ambasadori Agim Çejku , u tregua i ashpër me deklaratat e presidentit Serb Vuçiç, që e krahasoi Kosovën me Karabakun.
Çejku tha se qëndrimi i Vuçiçit që provokon stabilitetin e rajonit të Ballkanit dhe Kosovës.
Çejku: Qëndrimi i Vuçiçit që provokon stabilitetin e rajonit të Ballkanit dhe Kosovës. Vjen në një moment paqartësie të presidencës në SHBA. Vuçiç mendon se mund të bëjë paralele të tilla si ajo me Karabakun ku ka konflikte. Në çdo rast, kombi shqiptar do të reagojë si i vetëm nëse do të preket sado pak stabiliteti i Kosovës. Këtë nuk e them në emër të kryeministrit që e ka përkëdhelur këtë kukull të Millosheviçit, por e them në emër të shqiptarëve të ndershëm, të cilët nuk mund të përballojnë më avancime të tilla të agjendës serbe. Çdo tentativë për prekjen e stabilitetit të Kosovës do të prekë stabilitetin e rajonit dhe Serbia do të mbajë përgjegjësi.
Ai theksoi se Tirana zyrtare ka një heshtje të pakuptueshme dhe kjo tregon se marrëdhëniet personale ngatërrohen me marrëdhëniet shtetërore.
Çejku: Është e turpshme që nuk janë bërë as 72 orë nga një marrëveshje për Minishengenin dhe lëvizjes së lirë në Ballkan, presidenti i Serbisë del më një deklaratë luftënxitëse. Ndërsa Tirana zyrtare ka një heshtje të pakuptueshme dhe kjo tregon se marrëdhëniet personale ngatërrohen me marrëdhëniet shtetërore. E kam thënë që Rama ka bërë një diplomaci personale duke anashkaluar institucionet dhe arsyen. Vuçiç po nxjerr zbuluar mikun e tij në Tiranë duke e vënë në pozita të vështira dhe nuk mund të mbrohet ma komisione false si ai i Taulant Ballës.
Çejku shtoi se pret një reagim nga Rama dhe se këto lëvizje bëhen me qëllim për të privuar fuqinë negociuese të Kosovës në raport me dialogun.
Çejku: Asgjë nuk mund të kthejë mbrapsht sukseset e arritura nga shqiptarët dhe pavarësinë e Kosovës. Aventura e tilla politike që përdoren për interesa politikë. Unë pres që Rama të mbajë përgjegjësi dhe të përgjigjet, por më vjen keq që të pranoj se Shqipëria zyrtare është disa hapa pas agjendës serbe, në raport me rajonin, fuqinë ekonomike dhe ushtarake. Kjo është një arrogancë e përkohshme që do të marrë përgjigjen e duhur nga NATO dhe institucionet ndërkombëtare. Këto lëvizje bëhen me qëllim për të privuar fuqinë negociuese të Kosovës në raport me dialogun. Kjo nuk është një sekret, pasi e kemi dëgjuar edhe më parë në pëshpërimat e Ramës, Vuçiçit dhe Thaçit për ndarjen e Kosovës.