×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-ambasadori Peci tregon tri çështjet më të cilat do të përballet qeveria e re

    FrontOnline
    03 Prill 2025

    Drejtori i Institut KIPRED, Lulzim Peci, ka treguar çështje me të cilat do të përballet qeveria e re e Kosovës.

    Ai ka bërë me dije secila se secila qeveri do të përballet me nevojën urgjente për të adresuar tri çështje fondamentale, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në orientimin strategjik dhe të ardhmen e Kosovës.

    Në profilin e tij në “Facebook”, Peci ka shkruar se këto çështja janë Asociacioni, stabilizimin i gjendjes në veri dhe normalizimin e raporteve me aleatët.

    “Çdo qeveri e Kosovës që do të formohet si rezultat i zgjedhjeve të 9 shkurtit do të përballet me nevojën urgjente për të adresuar tri çështje fondamentale, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në orientimin strategjik dhe të ardhmen e vendit tonë. Së pari, dërgimi i draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Gjykatën Kushtetuese duhet të ndodhë pa vonesa. Ky është një dokument që, në praktikë, ka shumë pak gjasa të rinegociohet. Çdo përpjekje për rihapje të tij, në rrethanat aktuale, rrezikon të rezultojë në një version më të pafavorshëm për Kosovën. Ky hap është thelbësor për të mundësuar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës – një objektiv strategjik për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit tonë, dhe konsolimin e tij si shtet i pakontestuar evropian”, ka shkuar Peci.

    Më tej, ai ka treguar urgjencës edhe të dy çështjeve tjera.

    “Së dyti, normalizimi i situatës në veri është i domosdoshëm për të mundësuar heqjen e masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Përtej përfitimeve praktike, ky veprim do të ishte një sinjal i qartë i përkushtimit të institucioneve tona për stabilitet, integrim dhe trajtim të drejtë të komunitetit serb në vendin tonë. Duhet kujtuar se shumica e vendeve perëndimore e kanë njohur pavarësinë e Kosovës mbi premisën e multietnicitetit. Një situatë e tensionuar ose e ngrirë, me potencial për konflikt, dëmton rëndë interesat strategjike të vendit. Së treti, rindërtimi i besimit dhe i një agjende të përbashkët me shtetet kyçe perëndimore – me theks të veçantë me vendet e Quint-it – përbën një parakusht të domosdoshëm për avancimin drejt një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë, e cila duhet të përfshijë njohjen eksplicite të Kosovës si shtet sovran dhe i barabartë në bashkësinë ndërkombëtare”, ka shkruar Peci.

    Nga Rubrika
    Lajme09 Prill 2025
    Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, në përvjetorin e Kushtetutës ka deklaruar se ajo respektohet në shumicën e rasteve, por ka ende...
    Lajme09 Prill 2025
    Sot 17 vjet, Kosova miratoi aktin më të lartë juridik, Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e cila shënoi themelimin e shtetësisë së...
    Lajme09 Prill 2025
    Sot kryeministri Albin Kurti do të vizitojë Kaçanikun në përkujtim të 28 dëshmorëve dhe 32 martirëve të luftës në këtë qytet. Ceremonitë...
    Të tjera
    Lajme08 Prill 2025
    Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në detyrë, Donika Gërvalla, në fjalën e saj para Këshillit të Sigurimit të...
    Lajme08 Prill 2025
    Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, John Kelley, ka kërkuar nga Kosova dhe...
    Lajme08 Prill 2025
    Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës, njofton se akoma nuk kanë hasur në gjurmët e banorit të humbur A.LL., 27-vjeçar. Operacionin e...
    Lajme08 Prill 2025
    Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka kërkuar përfundimin e mandatit të misionit të UNMIK-ut gjatë fjalimit...
    Lajme08 Prill 2025
    Kryetarja e partisë ‘Alternativa’, Mimoza Kusari-Lila, tha se për dallim nga e kaluara, kësaj radhe nuk është e mjaftueshme mbështetja vetëm nga...
    Lajme08 Prill 2025
    Të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta në orët e mëngjesit si dhe acar i fortë, më...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.