×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish/ambasadori në Maqedoninë e Veriut: Deklarata e Albin Kurtit ishte e nxituar

    FrontOnline
    19 Nëntor 2024

    Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj shprehet se deklarata e kryeministrit Kurti ishte e nxituar dhe e dëmshme për Maqedoninë e Veriut.

    “Deklarata e kryeministrit në ikje Albin Kurti ishte e pa saktë dhe e nxituar, mbase edhe e dëmshme për vetë RMV!”, u shpreh Dedaj.

    Dedaj potencon se anipse serbët në Kosovë janë mbi 3% të popullatës, gjuha serbe është zyrtare.

    Sipas tij, është jodemokratike për Maqedoninë të mos e kenë të garantuar me ligj gjuhën amtare, pasi kanë 30%.

    “Në Kosovë serbët përbëjnë mbi 3% të popullatës dhe gjuha serbe është gjuhë zyrtare në RKS, andaj  është non sens dhe thjesht e pa mundur, jodemokratike dhe shkelje e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë fqinje, të cilët përbejnë rreth 30%  të popullatës e të mos e kenë të garantuar me ligj gjuhen amtare shqipe si gjuhe zyrtare!”, deklaroi Dedaj.

    Dedaj vlerëson se nëse Qeveria Mickoski e ka për qëllim anulimin e Ligjit për gjuhët është e rrezikshme dhe minon barazinë etnike.

    “Nëse qeveria Mickoski e ka për qëllim anulimin e këtij ligji, përmes Gjykatës Kushtetuese të RMV është hap i rrezikshëm dhe minon barazinë etnike, standardet demokratike dhe të ardhmen evropiane të RMV, duke krijuar tensione dhe destabilitet politik dhe kjo nuk do të duhej të ndodhte dhe as të tolerohej në RMV”, deklaron Dedaj./FrontOnline/

    Gjuha shqipe jo zyrtare në Maqedoninë e Veriut, Kurti “bombardohet” me kritika

     

    Nga Rubrika
    Lajme19 Nëntor 2024
    Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka marrë pjesë në tubimin e organizuar nga kjo parti në Fushë Kosovë. Aty u bë prezantimi...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Subjekt politik, Lista Serbe, ka njoftuar se ka mbajtur një mbledhje në selinë e kësaj partie. Siç thuhet në njoftim është diskutuar...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka besuar Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut lidhur me vendimin që do ta marrë për...
    Të tjera
    Lajme19 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, mirëpriti në takim Drejtoren Rezidente të Programit për Kosovë nga Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI), Marta Onorato. Ai e vlerësoi...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Në Prishtinë, nën udhëheqjen e Grupit të Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës dhe me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë,...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Analisti në Maqedoninë Veriore, Isen Saliu vlerëson se nëse shihet jashtë kontekstit deklarata e kryeministrit Albin Kurti është e dëmshme për shqiptarët....
    Sport19 Nëntor 2024
    Pjesa e parë mes Shqipërisë dhe Ukrainës, është mbyllur me epërsinë e skuadrës mysafire prej 0-2. Kuqezinjtë dhe ukrainasit po përballen në...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Nagip Krasniqi, ish-kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), i cili po hetohet për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, ka...
    Vip19 Nëntor 2024
    Diana ka vendosur të largohet nga shtëpia për shkak të shëndetit të babait të saj. “Unë kam vendosur të lë shtëpinë, unë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.