×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-ambasadori Arifi: Qeveria është dashur t’i kërkoj ekipit menaxhues që Asociacioni të jetë në harmoni me Kushtetutën

    FrontOnline
    03 Maj 2023

    Sipas Arifit, situata që është krijuar tani është e komplikuar dhe krejt kjo për shkak që kjo Qeveri deri në ditën e djeshme nuk është marrë asnjëherë me ekipin menaxhues .

    “Unë nuk kam parë që ka pas një kërkesë nga Qeveria që kish me ia krijua kornizat ekipit menaxhues të draftit që është dashtë ta bëjnë dhe Qeveria t’i kërkonte që statuti të jetë në harmoni me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen dhe nuk ka pas një veprim të tillë, as s’ka qenë e pritshme që ata do ta bëjnë një statut sepse ata pastaj u krijuan si një supra institucion që nuk i jepte llogari askujt nga Qeveria e Kosovës dhe ata dolën me një statut që as nuk është publik ka qenë e pritshme se do të jetë Serbi, pra jo me bë një Asociacion por do të jetë Serbi dhe çka tash ka ndodhë ata kanë ardhë me statut”, ka thënë ndër të tjera ai.

    Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë theksuar se palët do të vazhdojnë të diskutojnë lidhur me Asociacionin, në takimet e ardhshme të grupeve negociatore.

    Draft-vizioni, siç e ka quajtur kryeministri Kurti dokumentin e propozuar nga ai, për rregullimin e çështjes së komunitetit serb në Kosovë, i referohet pikës së 7-të të Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

    Dokumenti parasheh një projekt-statut, në të cilin “vetëmenaxhimi do t’u ofrojë mundësi pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë të promovojnë interesat e tyre përmes kornizës vetëmenaxhuese”.

    Dokumenti, ndër të tjera, thotë se “do të nxisë projektin joterritorial”, “do të sigurojë një kanal të drejtpërdrejtë të komunikimit” me Qeverinë e Kosovës, si dhe do të ofrojë mundësinë që të financohet nga buxheti i Qeverisë së Kosovës, organizatat ndërkombëtare, institucionet e vendeve të treta dhe donacionet, përfshirë edhe nga Serbia.

    Projekt-statuti, siç thuhet në propozimin e Kurtit, “do të njohë plotësisht karakteristikat kushtetuese të Republikës së Kosovës”./Front Online

    Ish-ambasadori Arifi: Vendim i duhur shkarkimi i ekipit menaxhues, por si do të procedohet tutje me Asociacionin

    Nga Rubrika
    Lajme30 Maj 2025
    Në gjykimin për vrasjen e A.Zh., në Gllamnik të Podujevës, Gjykata Themelore në Prishtinë mbajti seancë për caktimin e lartësisë dënimit për...
    Lajme30 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Kroacinë në Ditën e Shtetësisë. Urimin e para e shtetit të Kosovës, e ka bërë në një...
    Lajme30 Maj 2025
    Mot me diell dhe vranësira do të mbajë këtë fundjavë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të shtunën parashihet të mbajë mot...
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2025
    Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka rrëfyer për kërcënimet me jetë që kishte marrë pas debateve që...
    Sport30 Maj 2025
    Futbollisti i njohur shqiptar, Mërgim Berisha, dhe bashkëshortja e tij, Edona Berisha janë bërë prindër për herë të parë të një vajze....
    Lajme30 Maj 2025
    Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar rreth rastit të aplikimit të kompanisë së vëllait të Luan Dalipit, këshilltar i Albin Kurtit, për...
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës për disa mandate, Besa Gaxherri, për FrontOnline ka folur për ngërçin politik që po e mban peng...
    Lajme30 Maj 2025
    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi kompania e vëllait të Luan Dalipit, Shefit të Stafit të Kryeministrit...
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës për disa mandate, Xhavit Haliti, për FrontOnline ka komentuar situatën e zgjatur të bllokimit të konstituimit të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.