×
  • Lajme
  • Lajme

    Isak Shabani: Kryeministri akuzon mediat për luftë hibride, por ato kërkojnë transparencë dhe llogaridhënie

    FrontOnline
    04 Dhjetor 2024

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës,Isak Shabani, i cili është edhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Media, për FrontOnline, ka kritikuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti për mediat, pas incidenteve terroriste që ndodhën në veri të Kosovës.

    Sipas Shabanit, Kurti ka sulmuar mediat duke i akuzuar ato për një “luftë hibride” kundër qeverisë, duke i etiketuar si shërbëtorë të Serbisë.

    ‘Kryeministri, edhe menjëherë pas rasteve terroriste në veri, sulmon mediat dhe flet për luftën hibride që, sipas tij, po bëjnë ato kundër qeverisë. Me pak fjalë, i akuzon se janë në shërbim të Serbisë’’ thotë ai.

    Shabani tha se kryeministri dhe Qeveria e tij po tentojnë të shpërqendrojnë vëmendjen nga çështjet e brendshme, duke i akuzuar mediat për veprime të dëmshme, ndërkohë që ato po raportojnë për shkelje të rëndësishme, siç janë afera korruptive, vjedhjet në ministri, dhënia e kontratave me burim të vetëm, si dhe skandalet lidhur me rezervat shtetërore dhe punësimet e dyshimta.

    ‘’Pse? Sepse mediat raportojnë për afera korruptive, vjedhje në ministri, 2,123 kontrata me burim të vetëm, për vjedhjen e miellit dhe vajit nga rezervat shtetërore, për dhënien e subvencioneve familjarëve dhe aktivistëve të VV-së, punësimet familjare, deri te kunatat, e kështu me radhë’’ thekson ai.

    Deputeti i PDK-së, tha se mediat nuk po zhvillojnë luftë hibride, por po kërkojnë transparencë dhe llogaridhënie.

    ‘’Nuk ka lufte hibride nga mediat por ka media qe kerkojne transparence dhe llogaridhenie’’ u shpreh deputeti Shabani.

    Akuza e Kurtit ndaj medieve për “luftë hibride” tendencë për t’i mbuluar skandalet e Qeverisë

     

    Nga Rubrika
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Endrit Thaçi, djali ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, ka përshëndetur aderimin në PDK të Altin Krasniqit, djalit të Jakup...
    Bota/Rajoni04 Dhjetor 2024
    Ministrat e Mbrojtjes së vendeve anëtare të Iniciativës SHBA-Karta e Adriatikut zhvilluan sot takimin e radhës në Tiranë. Ata diskutuan për mbrojtjen...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Kryetari i Nismës Socialdemokrate në Drenas, Isa Xhemajli, për FrontOnline. ka komentuar sot aderimin e Altin Krasniqit, djalit të Jakup Krasniqit, i...
    Të tjera
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Një 75-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në Kopiliq të Skënderajt. Lajmin...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur të mërkurën mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, me ç’rast ka propozuar 110 kandidatë për deputetë për...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha më 4 dhjetor se gjatë takimeve që ka zhvilluar në Bruksel me zyrtarët e lartë të...
    Vip04 Dhjetor 2024
    Dy banorët e shtëpisë më të famshme në vend, Vullneti dhe Gjesti kanë vazhduar të thurin planin e tyre për të trazuar...
    Sport04 Dhjetor 2024
    Liverpool ka bërë një ofertë për rinovimin e kontratës së Virgil van Dijk, ndërsa mbrojtësi holandez, së bashku me Trent Alexander-Arnold dhe...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Kur Sokol Bashota u përball me deklaratat e Hashim Thaçit dhe Rexhep Selimit, ku ata e kishin përmendur dëshmitarin si përgjegjës për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.