Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa konsideron se Vjosa Osmani është një ushtruese krejtësisht e papërgjegjshme e rolit që ushtron.
Sipas tij, ajo në petkun e ud Presidentes po abuzon përmes sjelljeve rebele dhe për interesa të saje të reja partiake në VV.
Shkrimi i tij i plotë:
Adresimi i sontëm i znj Vjosa Osmani për KQZ-në, flet se ajo është një ushtruese krejtësisht e papërgjegjshme e rolit që ushtron.
Nga ud Presidentja është pritur të mbrojë Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, të mbrojë implementimin e ligjit dhe të mbrojë institucionet e pavarura.
Ajo në petkun e ud Presidentes po abuzon përmes sjelljeve rebele dhe për interesa të saje të reja partiake në VV.
Eshte e palejueshme dhe e turpshme që ud Presidentja t’iu kërcënohet institucioneve të pavarura.
Kjo çfarë paralajmëron ud Presidentja e Kosovës sot dhe sjellja e Vetëvendosjes është alarm për demokracinë dhe shtetin e Kosovës.
Me kete sjellje, ajo nuk meriton as një orë të jete në Presidencë. IM