×
  • Lajme
  • Lajme

    Isa Mustafa: Trump do të jetë i prerë, s’do tolerojë të stërgjatet procesi nga Kosova dhe Serbia

    FrontOnline
    13 Nëntor 2024

    Amerika ka zgjedhur Donald Trump për president. Qasjen që administrata e tij do të ketë ndaj procesit të dialogut për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian ka sjell mjegulli.

    Për këtë, dhe cështje të tjera ka folur ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

    Mustafa kujton se nga administrata e vjetër e Trump nuk ka dëgjuar që të kenë kërkuar shkëmbim të territoreve, vetëm nëse dikush nga Kosova e ka propozuar.

    “Administrata e kaluar Trump kishte idenë që marrëveshjes përfundimtare ti paraprijnë politikat që nxisin zhvillimin ekonomik, punësimin dhe ulje të varfërisë në të dy vendet. Nuk kam dëgjuar asnjëherë nga përfaqësuesit e asaj administrate të kenë kërkuar shkëmbim të territoreve. Na është thënë se ne do të përkrahim zgjidhjen që ju e ofroni. Nëse dikush nga Kosova e ka ofruar një variantë të tillë është çështje tjetër”, tha Mustafa për Periskopin.

    Megjithatë për këtë administratën e ardhshme, Mustafa thotë se do të jetë më e prerë në implementimin e marrëveshjes me Serbinë.

    Sipas tij, Presidenti i ri i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump nuk do të tolerojë që procesi të stërgjatet nga palët.

    “Mendoj që administrata Trump do të jetë më efikase dhe më e prerë në arritjen dhe implementimin e marrëveshjes me Serbinë. Në përgjithësi diskursi i republikanëve është shumë konkret dhe i kuptueshëm, në stilin… ne iu përkrahim, nëse ju e përkrahni veten.. nëse ju nuk jeni të interesuar për paqe dhe stabilitet, atëherë pse ne do duhet të jemi më të interesuar sesa ju…! Prandaj duhet të llogarisim në logjikën që procesi që po stërgjatet nga të dy palët nuk do të tolerohet nga Trump”, deklaroi Mustafa për Periskopin.

    Ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se Kosova ka interes që të ketë relacione të ngushta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Por, sipas tij Qeveria e Kosovës po e shpërfill SHBA-në, ndërsa Serbia po sillet ndryshe ani pse u bombardua nga ata.

    “Së pari duhet ta kuptojmë se marrëdhëniet me SHBA bazohen mbi interesa politike dhe mbi këtë bazë të vlerësojmë se kush ka më shumë interes që këto relaciond të jenë të ngushta. Sigurisht se Kosova! Nëse veprojmë në kundërshtim me këtë, atëherë i shkelim interesat tona. Vetëm të kujtojmë se si po sillet Serbia ndaj SHBA-së e cila e kishte bombarduar në vitin 1999 e si po i shpërfillë qeveria e vendit që e çliroi po atë vit. S’duhet të lexojmë histori e ta kuptojmë se Amerika nuk duron shpërfillje, sidomos nga ata që i ka ndihmuar”, ka theksuar Mustafa.

    Nga Rubrika
    Artikull i Sponsoruar14 Nëntor 2024
    Luxemburgu, një vend i vogël por i mbushur me histori dhe kulturë, është një nga destinacionet më tërheqëse në Evropë. PrishtinaTicket, çdo...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku po e vazhdon “Turneun e ndryshimit”. Ai ka njoftuar përmes rrjetit social Facebook se nesër do të...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza është zotuar se bizneset do të kenë mbështetjen maksimale me të në krye të qeverisë....
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani, ka takuar mbrëmë në një darkë pune, komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, me të cilin u diskutuan çështje...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Policia e Shtetit ka arrestuar një 71-vjeçar amerikan, i cili akuzohet se prodhonte në vendin tonë materiale pornografike me të mitur, shkruan...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gjykata e Londrës i ka shqiptuar një dënim me burg një shqiptari i cili është shpallur fajtor për disa vjedhje milionëshe të...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në aksin rrugor “Tepelenë-Fier”, ku një çift bashkëshortësh kanë humbur jetën. Sipas...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Gruaja e Donald Trumpit, Melania, nuk ka gjasa të kthehet në Shtëpinë e Bardhë me kohë të plotë si zonja e parë,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    nstituti i Pyjeve në Pejë ka avancuar hulumtimet shkencore me teknologjinë e fundit. Kështu ka bërë të ditur ministri i Bujqësisë, Faton...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.