Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është takuar sot me përfaqësuesit e komuniteteve.
Kështu kanë bërë të ditur nga LDK-ja përmes një komunikate për media.
Nga partia e Mustafës kanë bërë të ditur se lideri i p artisë është takuar me përfaqësuesit e komuniteteve, Emilija Redžepi, Veton Berisha dhe Hetem Arifi.
Gjatë takimit është diskutuar për gjendjen aktuale politike, mbarvajtjen e procesit zgjedhor dhe mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen.
Komunikata e plotë:
Sot, kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa, me bashkëpunëtorë është takuar me përfaqësuesit e komuniteteve, znj. Emilija Redžepi, z. Veton Berisha dhe z. Hetem Arifi.
Gjatë takimit është diskutuar për gjendjen aktuale politike, mbarvajtjen e procesit zgjedhor dhe mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen.