×
  • Lajme
  • Lajme

    Isa Mustafa: S’ka takime për dialog deri pas Kërshëndellave, Ramushi e Vjosa “po trokasin në derë të hapur”

    FrontOnline
    12 Nëntor 2020

    Aktakuzat e fundit nga Gjykata Speciale e kanë shkundur skenën politike të Kosovës. Presidenti Thaçi dha dorëheqje, pozitën e tij e mori kryekuvendarja Vjosa Osmani – ndërsa partia e Ramush Haradinajt kërkon që ta bëj Ramush Haradinajn president. Veç kësaj, kjo parti, ashtu si Vjosa Osmani – kanë kërkuar ndërprerjen e dialogut me Serbinë. Por, çka mendon Isa Mustafa për këtë gjë?

    Kryetari i partisë më të madhe të koalicionit qeveritar në një prononcim për Periskopin e ka quajtur këtë qëndrim të Vjosa Osmanit dhe Ramush Haradinajt si “trokitje në derë të hapur”.

    Më tej, ai e vlerësoi si të paarsyeshme një bllokim tjetër të këtij procesi – që kishte përjetuar bllokada edhe gjatë qeverisjes së Ramush Haradinajt dhe qeverisjes së Albin Kurtit.

    Mustafa  tha se një gjë e tillë madje nuk ishte kërkuar as nga ata që po vuajnë proceset gjyqësore në Hagë, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

    “Kërkesa për ndërprerje të dialogut nuk mund të arsyetohet. As z.Thaçi dhe as z.Veseli nuk kanë kërkuar ndërprerje të dialogut, sa kanë qenë në Kosovë, e as nga Haga; nuk i kanë përzier Dhomat e Veçanta me dialogun. As PDK-ja. E kam theksuar se dialogu nuk zhvillohet per Serbinë por zhvillohet për interesa të Kosovës, për njohje reciproke”, ka thënë z.Mustafa.

    Kreu i partisë më të vjetër parlamentare në vend e ka ritheksuar rëndësinë e partneritetit të Kosovës me aleatët e saj – edhe në këtë çështje.

    “[Dialogu] Është çështje e partneritetit me BE-në dhe SHBA-në. Është edhe një fakt. Sa kam njohuri, as ne nentor dhe as në dhjetor nuk është caktuar asnjë takim për dialogun. Tani pasojnë Kërshëndellat. Kështu që këta që po kërkojnë ndërprerje të dialogut, po flasin kot, po trokasin në derë të hapur”, ka vijuar më tej Mustafa.

    I pyetur se a konsiderohet partneritet konstruktiv prej anës së AAK-së dhe Haradinajt kushtëzimi për t’u bërë president i vendit për t’i shmangur zgjedhje, ai ka pasur një përgjigjje të matur politike.

    “Çdokush që i plotëson kriteret kushtetuese, ka të drejtë të pretendojë për president të vendit. Kemi nevojë për një frymëmarrje pas arrestimit të presidentit. Të mos ngarendim në atë zyre, e të tregojmë dinjitet. Një president do të zgjidhet, tani ose pas zgjedhjeve,” – ka thënë ai.

    Nga Rubrika
    Lajme02 Janar 2025
    Banorët e fshatit Livoç i Epërm, në rrugën “Shyqri Ajvazi”, janë mbledhur para trafos për të protestuar kundër ndërprerjeve të shpeshta dhe...
    Lajme02 Janar 2025
    Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, e ka quajtur të papranueshme që qytetarët e kësaj komune të mbesin deri në 8...
    Lajme02 Janar 2025
    Për të premten parashikohet mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, ndërsa mjegulla do të vazhdojë lokalisht deri në orët...
    Të tjera
    Lajme02 Janar 2025
    Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdoi të fuqizohej edhe gjatë 2024-s. Ushtria u furnizua me armatime, makineri ushtarake e municion. Teksa, prapa...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Ësht nxjerrë nga lumi vetura bashkë me tre trupa të pajetë. Policia dhe ekipet e shpëtimit janë në kërkim të personit të...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Është nxjerrë nga lumi vetura me tre trupa të pajetë. Siç raporton Alsat në veturë, ka qenë edhe një fëmijë i moshës...
    Lajme02 Janar 2025
    Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, Ilir Tahiri ka thënë se marrëveshja e fundit e bashkëpunimit ndërmjet...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme përgjatë lumit Vardar, në rrugën Rashçe-Saraj. Burimet policore sipas Alsat, bëjnë të ditur...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Autoritetet e Malit të Zi kanë dalë sot me detaje lidhur me tragjedinë e mbrëmshme në Cetinje, ku 45-vjeçari  Aco Martinoviq vrau...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.