Kryetari i ri i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka marrë vendimin e parë në pozitën e re. Me propozim të tij, Isa Mustafa është shpallur si kryetar nderi i këtij subjekti.
Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e LDK’së në rrjetin social Facebook.
“Me propozim të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, Akademik Isa Mustafa shpallet kryetar nderi!”, thuhet aty.
Abdixhiku është zgjedhur si kryetar i ri i LDK’së në Kuvendin që u mbajt të dielën. Mustafa ishte kryetar prej vitit 2010 dhe udhëhoqi partinë deri më 14 mars 2020 kur zyrtarisht dha dorëheqje.