Duke komentuar kandidaturat e fundit të kandidatëve, kryetari në dorëheqje i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se Besian Mustafa kandidaturën e tij nuk e ka adresuar në organet e LDK-së por në media.
“Janë tre vetë, të cilët në organet e LDK-së kanë paralajmëruar se do të paraqesin kandidaturat e tyre për Kryetar të LDK-së. Poashtu lexova dje edhe për një paralajmërim, i cili nuk u është adresuar organeve të LDK-së por mediave. Sidoqoftë kandidaturat paraqiten në Kuvend, përmes Komisionit Kandidues”, u shpreh Mustafa, për Telegrafin.
Ndryshe të dielën më 14 mars, LDK do të mbajë Kuvendin Zgjedhor ku do të zgjedh kryetarin e ri dhe anëtarësinë.
Deri më tash përveç Besian Mustafës, kandidatë janë edhe Lutfi Haziri, Lumir Adbixhiku dhe Anton Quni.