Express nga burimeve brenda LDK-së mëson se ky takim është thirrur për disa arsye, një ndër to edhe përmirësimi i raportove me SHBA’në.
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës është mbledhur, pa paralajmërim, mbrëmjen e së hënës.
Burimet e Gazetës Express brenda kryesisë së LDK’së thonë se mbledhja e sotme është thirrur për diskutim të disa temave.
“Është takim i rregullt i Kryesisë së partisë. Është takim i rregullt, pasi për shkak të pandemisë nuk kemi mundur të takohemi. Është vlerësuar puna e Qeverisë dhe ministrave, po ashtu edhe përmirësimi i marrëdhënieve me SHBA’në”, ka thënë ky burim.
Në selinë e LDK’së në Prishtinë tashmë kanë arritur disa prej anëtarëve të saj.
Aty shihen nënkryetarët Agim Veliu, Imri Ahmeti; ministrat Arban Abrashi, Besian Mustafa, Hykmete Bajrami dhe të tjerët.