×
  • Lajme
  • Lajme

    Isa Mustafa, kandidat për president të vendit? Deklarohet nënkryetari i LDK-së

    FrontOnline
    27 Tetor 2020

    Kanë mbetur edhe gjashtë muaj nga përfundimi i mandatit të presidentit Hashim Thaçi, e partitë politike kanë filluar t’i bëjnë publike emrat e kandidatëve për president.
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në një prononcim për Front Online, ka thënë se në këtë parti nuk është biseduar ende për çështjen e presidentit.

    “Nuk kemi biseduar ende për këtë çështje, ende në LDK”, tha shkurt ai.

    Ndërsa i pyetur se a do të jetë kryetari i kësaj partie Isa Mustafa, kandidat për president të vendit pas kalimit të mandatit të presidentit aktual, Hashim Thaçi, Haziri tha se në momentin që diskutohet kjo çështje në parti do ta bëjnë publike.

    “Nuk kemi biseduar ende, kur të bisedojmë ju njoftojmë. Kur t’i kalon mandati, ne dalim me qëndrim politik, përderisa është në zyre nuk bisedojmë për çështjen presidentit”, u shpreh ai.

    Nënkryetari i LDK-së: Qeveria është stabile, u dëshmua se i ka numrat për të funksionuar

    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, foli edhe për përçarjet brenda koalicionit qeverisës, raporton Front Online.

    Ai tha se me votimin e Ligjit për Rimëkëmbje u dëshmua që koalicioni i ka votat e mjaftueshme për të funksionuar.

    “Koalicioni është duke punuar, u dëshmua që i ka votat e mjaftueshme për të funksionuar. Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike e dëshmoi se 64 deputetë e mbështesin këtë Qeveri, vazhdojnë të punojnë, është në stabilitet”, tha nënkryetari i LDK-së./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Një vetaksident ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralën Duhël – Suharekë, saktësisht në vendin e njohur si Biraçë. Si pasojë e...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i LDK’së, Besian Mustafa ka publikuar një video të ministres Arbërie Nëgavci, për të cilën thotë se dëgjohet në Kuvend duke...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku- Sadriu, ka reaguar pas videos së publikuar nga kryeministri Albin Kurti, i cili...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Mediat shqiptare në Maqedoninë e Veriut raportojnë për një sulm fizik ndaj taksistit kosovar. Sipas këtyre raportimeve, F.S., 34-vjeçar, është sulmuar fizikisht...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, iu është kundërpërgjigjur kryetarit të AKR’së, Behgjet Pacollit lidhur me deklarimet mbi çështjen e granteve nga Agjencia...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Një 33-vjeçar ka vdekur në Shqipëri. Kjo si pasojë e një aksidenti të ndodhur dje në aksin rrugor “Butrint-Xarrë”. Shoferi ka humbur...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumbardh Salihu, ka realizuar sot një vizitë në komunën e Mitrovicës. Ai thotë se...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Edhe në kantonin e Bazelit, Bedri Hamza i është drejtuar përkrahësve të tij. Përmes një postimi në llogarinë e tij, Hamza ka...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Një qytetar nga Podujeva i ka gjetur sot një shumë të parave, që me siguri se i kanë humbur dikujt dhe ato...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.