Kuvendi i Brendshëm Zgjedhor për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka nisur para pak minutave.
Në këtë Kuvend Zgjedhor, Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje të parevokueshme.
Ai para mediave tha se do të vazhdon të ketë besim në njerëzit të cilët do të jenë në krye të LDK-së.
“Kam dhënë dorëheqje të parevokueshme, kam pas besim dhe do të kem besim në këta njerëz, dhe do të vazhdoj të kem për LDK. Parti e cila krijon partneritet, parti e cila në asnjë rast nuk duhet ti mungoj Kosovës. Ka qenë parti shtet formuese”, tha Mustafa.