Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka folur para mediave pas takimit që ka pasur në Kuvend të Kosovës.
Mustafa ju ka thënë gazetarëve se pas shuarjes së grupit parlamentar gjashtë plus është takuar me deputetët që kanë mbetur pa grup parlamentar për të diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit.
Shefi i Lidhjes Demokratike ka folur edhe për zhvillime të reja sa i përket çështjes së presidentit.
Ai ka thënë se javën që vjen do të takohen me partitë politike për të diskutuar edhe për këtë temë.
Sa i përket kandidaturës së Ramush Haradinaj shton se nuk e di nëse kreu i AAK-së është tërhequr nga kandidatura për president të vendit.
Sipas të parit të LDK-së duhet të arrihet një pajtueshmëri dhe jo të shkohet në zgjedhje të reja.
“Më mirë me arritë një pajtueshmëri”, ka thënë ai.