×
  • Lajme
  • Lajme

    Isa Mustafa i kundërpërgjigjet Haradinajt: Qeveria nuk e ndërpren dialogun e Brukselit

    FrontOnline
    05 Nëntor 2020

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, nuk e ka përfilluar kërkesën e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, për ndërprerjen e dialogut me Serbinë pas zhvillimeve në vend. Në një prononcim për Gazetën Express, Mustafa ka thënë se dialogu nuk ka arsye të ndërpritet dhe se bëhet për interesa të Kosovës dhe jo për ato të Serbisë.

    Pasi Gjykata Speciale ia konfirmoi aktakuzat katër figurave të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, partia e Haradinajt mbajti mbledhjen e kryesisë, nga e cila dolën me katër kërkesa, e para nga to kërkonte që “Qeveria duhet të ndërprejë menjëherë të gjitha aktiviteteve që lidhen me procesin e dialogut me Serbinë, deri në një situatë të re”.

    Por, kryetari i partisë më të madhe të koalicionit qeverisës nuk e përkrahë idenë e Ramush Haradinajt.

    Në një prononcim për Gazetën Express, Isa Mustafa, thotë se Qeveria nuk ka arsye të mos bashkëpunojë me BE-në dhe dialogu bëhet për interesa të Kosovës dhe jo për ato të Serbisë.

    “Nuk kemi asnjë arsye që edhe qeveria jonë të mos bashkëpunojë me BE-në në të gjitha proceset përfshirë edhe procesin e dialogut. Dialogu nuk bëhet për Serbinë por për interesa të Kosovës”, tha Mustafa për Gazetën Express.

    Tutje, Mustafa foli edhe për konfirmimin e aktakuzave kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, duke thënë se kanë reflektuar shembull të mirë të bashkëpunimit më drejtësinë.

    “Z. Thaçi, z. Veseli, z. Selimi si dhe z. Krasniqi kanë reflektuar shembullin më të mirë të bashkëpunimit me institucionet e drejtësisë dhe besimin në këto institucione”, përfundoi Mustafa.

    Edhe në të kaluarën ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka shprehur pakënaqësi lidhur me dialogun e udhëhequr nga Avdullah Hoti, ndërsa nuk dihet nëse kjo deklaratë e Mustafës do të çojë në një përçarje më të madhe mes partnerëve të koalicionit.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas ndërprerjes së ndeshjes mes Kosovës dhe Rumanisë në Bukuresht. Ndeshja është ndërprerë pas thirrjeve...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Inspektorati i Punës, ka kryer kontrolla në pompat e derivateve dhe lokaleve të masazheve. Kryeinspektori i Inspektoratit Qendror të Punës, Hekuran Nikçi...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Deputetja e parlamentit të Suedisë, Helena Bouveng dhe ambasadori suedez në Prishtinë, Jonas Westerlund, kanë deklaruar se Kosova do ta ketë mbështetjen...
    Të tjera
    Sport15 Nëntor 2024
    Lojtarët e Kosovës kanë vendosur të lëshojnë fushën pas provokimeve dhe thirrjeve raciste nga tifozët ultras të Rumanisë kur ndeshja ishte në...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi i ka kërkuar falje vëllait të Xhenetës, Xhaferit, lidhur me deklaratën e tij për familjen, dhe ia ka falur! “Hallall ta...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi ka përqafuar Xhenetën dhe vëllain e saj që erdhi në shtëpinë më të famshme në vend. Të dy ia pranuan kërkimfaljen...
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi, ka hyrë brenda shtëpisë më të madhe në vend duke iu drejtuar Xuxit për fjalët që ky tha....
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi, ka hyrë në shtëpi për të takuar motrën e tij. Xheneta ishte e ngrirë me komandë nga ‘Vëllai...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi ka kërkuar falje Xhenetës lidhur me deklaratën e tij për familjen kësaj të fundit. Xuxi, i cili i ka thënë Xhenetës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.