Lideri j LDK-së, Isa Mustafa i është kundërpërgjigjur deklaratave të liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt dhe ambasadorit amerikan për shuarjen e “Task-Forcës” për luftimin e korrupsionit.
Ai ka shkruar se Avdullah Hoti ka guximin ta luftoj korrupsionin dhe krimin.
“Thirrja në mekanizma kushtetues dhe ligjor për ta luftuar krimin, mund të mos i pëlqej dikuj, por jam i bindur se është e vetmja rrugë për një njeri të pastër, si Kryeministri Hoti. IM”, ka shkruar ai.
Reagimi i plotë:
Miq të nderuar
Kryeministri Hoti po e dëshmon se ka guxim dhe vendosshmëri ta luftojë krimin dhe korrupsionin.
Është i dijshëm dhe i pakorruptuar andaj edhe i pavarur dhe pashantazhueshëm në marrjen e vendimeve të forta.
Thirrja në mekanizma kushtetues dhe ligjor për ta luftuar krimin, mund të mos i pëlqej dikuj, por jam i bindur se është e vetmja rrugë për një njeri të pastër, si Kryeministri Hoti. IM