×
  • Lajme
  • Lajme

    “Isa ka frikë se Abdixhiku do t’ia marrë partinë”

    FrontOnline
    20 Shkurt 2021

    Rezultati më i dobët në historinë e partisë ka tensionuar situatën brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës. Teksa po tentohet të gjendet përgjegjësi dhe arsyet që kanë çuar në një rezultat të tillë, kanë filluar edhe përplasjet brenda. Kreu në dorëheqje i partisë, Isa Mustafa, i është kundërpërgjigjur dje Lumir Abdixhikut, pasi ky i fundit ka thënë se mos dëgjimi me kohë i zërave brenda partisë ka çuar drejt një debakli të tillë. Mustafa ka thënë se këta zëra s’kanë qenë të artikuluar qartë dhe kanë qenë në stilin “të shohim si del”.

    E gjithë kjo situatë, sipas njohësve të zhvillimeve politike në vend, po cilësohet si përpjekje e Isa Mustafës për t’u sjellë si shef i LDK’së, anipse ka dhënë dorëheqje pas 14 shkurtit.

    Profesori i filozofisë politike dhe njohësi i zhvillimeve në vend, Blerim Latifi për Gazetën Express thotë se tensioni midis Mustafës dhe Abdixhikut është si një lloj hakmarrje e historisë, pasi sipas tij, Mustafa ia kishte marrë partinë Fatmir Sejdiut, anipse ky i fundit e futi në LDK.

    “Kur është puna te tensioni midis Mustafës dhe Abdixhikut, më duket se po ndodhë njëlloj hakmarrje e historisë: ju kujtohet se Isa Mustafën e kishte futur në LDK Fatmir Sejdiu, të cilit pastaj Isa ia mori partinë. Tash Isa ka frikë se Abdixhiku do të sillet me të, siç ai u soll me Sejdiun dikur”, tha Latifi.

    Ndërsa, gazetari Parim Olluri thotë se Abdixhiku e ka qenë i qartë me qëndrimin e tij, pra ka vendosur të qëndrojë në LDK, për ta ndihmuar partinë e tij, edhe përkundër mospajtimeve që ka kryesia e kësaj partie.

    “Ajo çfarë ka deklaruar Mustafa nuk është e denjë për njërin që ka qenë në krye të një partie. ‘Zbulimi’ se ka pasur persona që kanë abstenuar ndaj veprimeve të Isa Mustafës tregon se ai ka qenë një lider jo i mirë. Lider i sukseshëm është ai që arrin t’i bind abstenuesit që vendimet e tij janë të drejta. Fakti që s’ka arritur t’i bind ka bërë që Mustafa të shndërrohet në një inatçor e sulmues publik të atyre që nuk i binden plotësisht, edhe kur e ka gabim”, tha Olluri për Express.

    Madje ai thotë se Mustafa duhet të dorëhiqet edhe nga sulmet ndaj bashkëpartiakëve të tij, për shkak se kjo mund ta dëmtojë edhe më shumë LDK’në.

    Përveç kësaj, ka përçarje edhe mes zyrtarëve të tjerëve në LDK, pasi këto ditë është duke u diskutuar për kryetarin e ri.

    Latifi thotë se dorëheqja nuk është vetëm formalitet statutor, është edhe dorëheqje praktike nga pretendimi për t’u dhënë kahje politikave të brendshme të partisë.

    “Janë paksa të çuditshme këto reagime të z.Mustafa. Nëse ai ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të LDK-së, ai nuk duhet të sillet me logjikën si të ishte ende kryetar i saj, sepse kjo krijon hapësirë për të menduar se ai po përpiqet që edhe pas dorëheqjes të diktojë termat e analizës partiake të disfatës, të orientojë debatin e brendshem mbi shkaqet dhe përgjegjësitë e disfatës në zgjedhje dhe rrjedhimisht edhe procesin e zgjedhjes së lidershipit të ri të partisë”,thotë Latifi, teksa komenton reagimet e fundit të Mustafës karshi Abdixhikut.

    Zyrtari i LDK’së, Naser Rugova ka komentuar ditë më parë zhvillimet e fundit që ndodhën në partinë, që për disa vite ishte pjesë e Qeverisë së Kosovës.

    Rugova pati shkruar në Facebook se “Kryesia në dorëheqje po përpiqet ta imponojë kandidatin e vet për Kryetar të ardhshëm. D.m.th, përkundër katastrofës zgjedhore, akoma vazhdohet me idetë e klaneve dhe dallavereve”.

    Këto deklarata të Rugovës, gazetari Olluri po i vlerëson si klishe, që sipas tij, bëhen nga persona që synojnë të marrin ndonjë post.

    “Për sa i përket, z. Rugoves vlerësoj se janë akuza klishe të njerëzve që synojnë të marrin një post të caktuar pas reformave në LDK”, thotë Olluri.

    Ndërsa, Latifi thotë se kjo parti ka vetëm një rrugë për t’u ringritur, e që sipas tij, çdo përpjekje për të improvizuar dhe kurdisur struktura të reja drejtuese, do të jetë edhe më fatale për LDK’në.

    “LDK ka vetëm një rrugë për t’u ringritur: përballjen e sinqertë me krizën në të cilën është gjendur pas 14 shkurtit. Çdo përpjekje për të improvizuar dhe kurdisur struktura të reja drejtuese, do të jetë edhe më fatale për LDK’në”, tha Latifi.

    Pavarësisht përplasjeve që po ndodhin brenda partisë, emrat kryesor që po përfliten për postin e liderit në LDK janë Kujtim Shala, Lumir Abdixhiku dhe Lutfi Haziri.

    Ndërsa, Anton Quni, dje e ka konfirmuar kandidaturën për kryetar të LDK’së ekskluzivisht në emisionin ‘Pressing’ në T7.

    Kujtojmë se në zgjedhjet e 14 shkurtit, LDK’ja doli e treta në listë me gjithsej 13.08 për qind të votave.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i Komisionit Parlamentar për Administratë Publike nga radhët e Lëvizjes ‘Vetëvendosje’, Valon Ramadani, thotë se arsyeja kryesore e rritjes së anëtarëve...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komisioni i Posaçëm sot do të intervisitojë disa kandidatë. Bëhet fjalë për kandidatët për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese Intervistimi nis nga ora...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gjatë ditës së sotme është paraparë që të mblidhen pesë komisione të Kuvendit të Kosovës. Bëhet fjalë për Komisionin për Ekonomi, Industri,...
    Të tjera
    Vip13 Nëntor 2024
    Arioni dhe Diana kanë diskutuar rrugëtimin e tyre brenda shtëpisë më të famshme në vend teksa të dy as nuk kanë menduar...
    Vip13 Nëntor 2024
    Mevlani ka tentuar që gjatë debatit të tij me Gresën ta përfshijë edhe Rovenën. Por e ajo e ka refuzuar teksa Gresa...
    Vip13 Nëntor 2024
    Mevlani dhe Gresa kanë debatuar me njëri-tjetrin për sjelljet e tij brenda shtëpisë teksa jashtë e dashura e tij është në pritje...
    Vip13 Nëntor 2024
    Arioni si kapiten i javës ka fituar avantazhin e tij e që është një darkë vetëm me Dianën larg banorëve të tjerë....
    Bota/Rajoni13 Nëntor 2024
    Senatori Marco Rubio është nominuar për Sekretar të Shtetit nga presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Rubio përmes...
    Bota/Rajoni13 Nëntor 2024
    Pothuajse gjysma e të rriturve i zë paniku kur bateria e celularit të tyre është pothuajse bosh. Është edhe më keq për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.