×
  • Lajme
  • Lajme

    “Isa Boletini”: Me pozitën fillestare anuese – proserbe, Gjykata Speciale nuk premton drejtësi

    FrontOnline
    25 Nëntor 2020

    Shoqata Kulturore Shqiptare ”Isa Boletini“ me seli në Sindelfingen-Böblingen të Gjermanisë, ka shprehur indinjatën e thellë me rastin e fillimit të procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Përmes një komunikate për media, kjo shoqatë vlerëson se me kualifikimin UÇK-së, si “ndërmarrje e përbashkët kriminale”, Prokuroria Speciale po dëshmon se ajo është e njëanshme, politike dhe kryesisht në shërbim të politikës së Serbisë e jo në shërbim të drejtësisë.

    “Andaj, ne si shoqatë dhe si mërgimtarë shqiptarë nuk mundë të besojmë fare në drejtësinë e kësaj Gjykate Speciale, përderisa kjo, procesin gjyqësor e ka filluar dhe po e vazhdon mbi provat, informatat dhe ndihmën që shteti i Serbisë ia ofron dhe siguron asaj për ta akuzuar dhe njollosur UÇK-në dhe luftën çlirimtare të saj”, thuhet në reagim.

    Në fund të reagimit kjo shoqatë kërkon përfundimin sa më të shpejtë të këtij procesi gjyqësor, si dhe lirimin e të gjithë të akuzuarve, në mungesë të bazës juridike dhe të provave.

    “Që kjo të ndodhë, apelojmë për një mobilizim institucional si dhe për unitet politik e kombëtar”.

    Ky është reagimi i plotë i Shoqatës Kulturore Shqiptare ”Isa Boletini“:

    Me pozitën fillestare anuese – proserbe, Gjykata Speciale nuk premton drejtësi!

    Si shoqatë dhe si mërgimtarë shqiptarë, jemi shumë të prekur dhe të indinjuar me procesin e filluar gjyqësor, për shkak të akuzave të Prokurorisë Speciale të Kosovës, të ngritura padrejtësisht kundër UÇK-së përkatësisht kundër ish themeluesve, ish drejtuesve dhe ish ushtarëve të saj. Sidomos, me kualifikimin UÇK-së, si ndërmarrje e përbashkët kriminale, Prokuroria Speciale po dëshmon se ajo është e një anshme, politike dhe kryesisht në shërbim të politikës së Serbisë e jo në shërbim të drejtësisë.

    Faktet dëshmojnë se në Kosovë, krimet, masakrat, dhunimet, shkatërrimet, spastrimin etnik dhe gjenocidin i ka kryer shteti i Serbisë përmes rreth 200.000 trupave (ushtarë, polic dhe paramilitarë serb) të armatosura me armatim të rëndë dhe modern dhe të vendosura në Kosovë pikërisht për këto qëllime …!

    – Disa prej fakteve që e pasqyrojnë politikën kriminale dhe gjenocidale të Serbisë ndaj shqiptarëve dhe ndaj Kosovës janë: rreth 14.000 civil të vrarë, shumica të masakruar, prej tyre mbi 1400 fëmijë, rreth 50.000 të plagosur, rreth 20.000 femra shqiptare të dhunuara, rreth 240.000 shtëpi dhe objekte të shkatërruara, dëbimi dhe deportimi i dhunshëm i popullsisë civile, rreth një miljon banorë të dëbuar jashtë Kosovës dhe shkatërrimi i dokumenteve të tyre identifikuese, rreth 600 varreza masive, etj… Me këto fakte dëshmohet se Serbia ishte një ndërmarrje shtetërore kriminale, krimet e së cilës nuk mund të falën, të harrohën e as të relativizohën.

    – Kurse, UÇK-ja, fillimisht ishte një grup i të rinjëve që nuk e duruan shtypjën dhe robërinë e shtetit okupues serb. Pastaj, kur ofenzivat dhe dhuna serbe nuk kishin të ndalur, UÇK filloj të rritet në numër dhe kështu ajo e mori edhe obligimin për ta udhëhequr luftën guerile vetëmbrojtëse dhe çlirimtare kundër Serbisë. Duke qenë e tillë ajo e kishte fituar simpatinë dhe përkrahjën e shumicës së shqiptarëve si dhe të shteteve të fuqishme perëndimore. Prandaj, ka ndodhur edhe intervenimi ushtarak i NATO-s, kundër makinerisë vrastare të regjimit diktatorial të shtetit serb, si në Kosovë ashtu edhe në territorin e serbisë, me të vetmin qëllim, për ta ndalur finalizimin e spastrimit etnik dhe të gjenocidit që ushtrohej ndaj popullsisë civile shqiptare dhe për ta penguar një katastrofë humanitare në mes të Europës!

    Pra, si ka mundësi që Prokuroria dhe Gjykata Speciale të merret me krimet e supozuara e të trilluara dhe të përgatitura të Serbisë, kundër UÇK-së, kur dihet se Serbia vetë ka kryer spastrim etnik dhe gjenocid në Kosovë, dhe ajo të mos akuzohet dhe gjykohet për politikën e saj kriminale dhe gjenocidale ndaj shqiptarëve ???

    Andaj, ne si shoqatë dhe si mërgimtarë shqiptarë nuk mundë të besojmë fare në drejtësinë e kësaj Gjykate Speciale, përderisa kjo, procesin gjyqësor e ka filluar dhe po e vazhdon mbi provat, informatat dhe ndihmën që shteti i Serbisë ia ofron dhe siguron asaj për ta akuzuar dhe njollosur UÇK-në dhe luftën çlirimtare të saj.

    – Në fakt, nuk ka dhe nuk mund të ketë askund drejtësi në botë, në një proces të caktuar gjyqësor, ku dhe kur kriminelit i lejohet dhe sigurohet pozita e palës bashkëpunuese për ta akuzuar palën që ka qenë viktimë e po atij krimineli. Në rastet e tilla, thirrja në emër të drejtësisë është thirrje vetëm sa për ta legjitimuar padrejtësinë. Dhe kjo nuk guxon të ndodhë, sepse kjo paraqet një ofendim të rëndë si për sistemin e drejtësisë vendore ashtu edhe për atë ndërkombëtare. Prandaj, ne kërkojmë përfundimin sa ma shpejtë të këtij procesi gjyqësor, si dhe lirimin e të gjithë të akuzuarve, në mungesë të bazës juridike dhe të provave!

    Që kjo të ndodhë, apelojmë për një mobilizim institucional si dhe për unitet politik e kombëtar.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës njofton se ka realizuar me sukses një trajnim të specializuar për trajnerët e imunitetit diplomatik. Sipas njoftimit ky trajnim...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish-kryeministri Avdullah Hoti është duke qëndruar në Francë, ku edhe ka mbajtur një ligjëratë para studentëve të “IESEG School of Menagement” në...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit për Marko Dantiq, i dyshuar për pjesëmarrje në sulmet ndaj KFOR-it në Zveçan...
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, ka kërcënuar me gjykatë të gjithë gazetarët dhe analistët që ia kanë përmendur emrin për grantin që...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka përforcuar kapacitetet e saj me automjete, duke pranuar një numër të automjeteve të tipit kombi-bus,...
    Vip16 Nëntor 2024
    Banorja e re e Big Brother VIP Kosova, Anisa e ka zgjuar Burimin nga gjumi. “Çohu prej gjumit, çohu poshtë”, është shprehur...
    Vip16 Nëntor 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri ka paralajmëruar këngën e re. “Tranquilo” do të titullohet kjo këngë, dhe është pjesë e albumit...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Opozita ka akuzuar ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, se ka ndarë grante për vëllain e deputetes së LVV-së, Fitore Pacolli. Në mesin...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar ndaj opozitës dhe Gjykatës Kushtetuese për çmimet e larta, duke thënë se sikur Ligji për Çmimet Tavan të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.