×
  • Vip
  • Vip

    Ironia në Ferma VIP: Dëshmorin e luftës e nderojnë me dolli dhe të qeshura

    FrontOnline
    03 Prill 2025

    Një moment shkaktoi shumë diskutime dhe reagime në rrjetet sociale, pasi një ngjarje e pazakontë ndodhi gjatë spektaklit “Ferma VIP 2” në Shqipëri.

    Në natën kur personazhet VIP hynë në Shqipëri, një nga momentet më emocionuese ishte dedikuar përkujtimit të dëshmorit të njohur Indrit Cara, në përvjetorin e tij të rënies heroike gjatë Luftës së Kosovës. Poeti i njohur Albi Lushi mori fjalën për të nderuar kujtimin e tij dhe për të sjellë në vëmendje sakrificat e tij të mëdha për atdheun, transmeton Insajderi.

    Por, ndodhi diçka që i la të gjithë të habitur: banorët e “Ferma VIP 2” vendosën të shënojnë këtë moment solemn me një “gëzuar” dhe të ngrinin dolli me shishe vere.

    Ky veprim është i pazakontë, pasi përkujtime të tilla për heronj të rënë zakonisht bëhen me një minutë heshtje apo me nderime solemne, ku nuk ka vend për gëzime dhe festime. Në këtë rast, një akt kaq i rëndësishëm u bë i pahijshëm në sytë e shumë të pranishmëve, duke shkaktuar një përplasje të fortë mes respektit dhe ironisë.

    Ashtu si banorët, edhe prezantuesja e emisionit, Luana Vjolla, iu drejtua të pranishmëve me një “gezuar” dhe shprehu dëshirën që edhe ata në studio të kishin një gotë vere, ashtu siç kishin personazhet VIP në fermë.

    Ky moment ka shkaktuar një reagim të fortë nga publiku, duke u shpërndarë shpejt në rrjetet sociale.

    Pjesëmarrësit e spektaklit kanë marrë komente të ndryshme, duke ngritur pyetje rreth etikës dhe respektit që duhet treguar kur bëhet fjalë për figura të tilla heroike dhe përkujtimi i ngjarjeve historike.Albeu.

    Nga Rubrika
    Vip08 Prill 2025
    Një postim i fundit në llogarinë zyrtare të Gjestit, një prej konkurrentëve më të përfolur të këtij edicioni të Big Brother VIP...
    Vip08 Prill 2025
    Egli Tako dhe Gjesti kanë bërë një bisedë së bashku për zhvillimet e fundit në shtëpinë e famshme. Banorja po i tregonte...
    Vip08 Prill 2025
    ‘Big Brother VIP Albania’ po vjen drejt fundit dhe beteja për finale vazhdon e bëhet më e fortë. Në një televotim kokë...
    Të tjera
    Lajme08 Prill 2025
    Anëtarja e kryesisë në LDK, Jehona Lushaku-Sadriu deklaroi se qytetarët e Kosovës e meritojnë një kërkimfalje publike nga kreu i Vetëvendosjes, Albin...
    Lajme08 Prill 2025
    Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar se nuk do të lejojnë që qeveria të vendoset në pozicion...
    Lajme08 Prill 2025
    Nënkryetarja e LDK-së, Doarca Kica-Xhelili, ka thënë se sikur partia e saj të shkonte në takimin e thirrur nga kryetari i LVV-së,...
    Lajme08 Prill 2025
    Kryetarja e partisë ‘Alternativa’, Mimoza Kusari-Lila, në emisionin CONTEXT në ATV, ka komentuar refuzimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të...
    Lajme08 Prill 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Prokurorisë për të mos kërkuar paraburgim për 12 serbët e...
    Lajme08 Prill 2025
    Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Dobrushë të Istogut. Kështu tha për media...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.