Irmscher është duke përgatitur një paketë të re modifikimesh për Opel Insignia, të cilën e shpallën me dy imazhe.
Ky specialist i Opel-it ka njoftuar për Insignia i3-në e tij një skarë të veçantë me huall mjalti të përparmë, më shumë elementë fibër karboni (spoileri i përparmë, pragjet, skajet anësore në lartësinë e dorezës, difuzori i pasmë, spoileri i bagazhit, spoileri i pasmë i çatisë), një grup rrotash të reja aliazhi në argjend -kombinim i zi, mbështetje e modifikuar, si dhe një brendshme e rafinuar (karrige lëkure sportive, elementë çelik inox dhe fibër karboni).
Përveç kësaj, një komplet po përgatitet për të rritur motorin 2.0-litërsh turbo benzinë në rreth 300 kuaj fuqi./FrontOnline\