×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Irlandë, shqiptarët në krye të listës të azilkërkuesve

    FrontOnline
    04 Nëntor 2019

    Nuk është vetëm Franca e shqetësuar nga rritja e numrit të azilkërkuesve shqiptarë.

    Vëmendjen te ky fenomen e ka tërhequr edhe kryeministri i Irlandës, Leo Vardkar, i cili deklaroi se qytetarët shqiptarë dhe ato gjeorgjianë janë shtysa kryesore në rritjen e kërkesave për azil me të cilën po përballet vendi i tij.

    Shefi i ekzekutivit irlandez u shpreh se emigrantët nga të dy këto vende udhëtojnë në shumë prej rasteve drejt Irlandës me dokumente të rreme.

    Mediat vendase shkruajnë se qytetarët e nacionalitetit shqiptar dhe atij gjeorgjian, konkurrojnë bindshëm edhe me sirianët.

    “Qeveria po shton kontrollet në aeroporte për t’i ndaluar që të vijnë këtu dhe i kemi kërkuar linjave ajrore që t’i kthejnë pas”, u shpreh kryeministri.

    Ka shumë mënyra për të hyrë në Irlandë në mënyrë të ligjshme, ndaj nuk do t’i tolerojmë ato ilegale, ka shtuar ai.

    Sipas të dhënave të Eurostatit, 26% më shumë shqiptarë kërkuan azil për të parën herë në një nga vendet e BE-së gjatë 3 muajve të parë 2019.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka përjashtuar telefonat e mençur dhe kompjuterët nga tarifat e tij reciproke, duke përfshirë një tarifë...
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Partia Socialiste në Shqipëri hapi sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit, në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, nën...
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për programin bërthamor të Iranit kanë nisur në Muscat, kryeqyteti i Omanit. Ministri i Jashtëm...
    Të tjera
    Lajme12 Prill 2025
    Analisti politik Azem Vllasi ka komentuar rolin e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, dhe të Përfaqësuesit Special të BE-së...
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Një kthesë dramatike është regjistruar në procesin gjyqësor për vrasjen e 33-vjeçarit Erjon Pelivani, në Greqi. Pelivani u ekzekutua nga dhëndri i...
    Lajme12 Prill 2025
    Ish-ambasadori i Kosovës, Gjergj Dedaj, për FrontOnline ka folur pas deklaratës së fundit të përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas,...
    Lajme12 Prill 2025
    Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë edhe më tej vazhdon të mbetët një nga çështjet më të ndjeshme dhe të diskutueshme në diplomacinë...
    Vip12 Prill 2025
    Pas javësh të tëra ulje e ngritje në marrëdhënien e tyre, duket se mes Eglit dhe Gjestit po fryjnë erëra më të...
    Sport12 Prill 2025
    Sulmuesi i kombëtares shqiptare dhe Rubin Kazanit, Mirlind Daku ka bërë një postim emocionues në rrjetet sociale. Ai në “Facebook” ka bërë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.