×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Irlandë, energjia elektrike dhe qendrat e të dhënave

    FrontOnline
    22 Dhjetor 2024

    Prej shumë vitesh Irlanda njihet si një strehë e gjigandëve amerikanë të teknologjisë, duke ndërtuar qendra të shumta të dhënash që konsumojnë sasi të mëdha energjie elektrike. Por shtimi i kërkesës për energji nga rrjeti kombëtar, kërcënon ndërprerjen e energjisë elektrike, ndërsa ekspertët dhe aktivistët po përpiqen të gjejnë një zgjidhje ekologjike.

    Irlanda po shqyrton me kujdes përfitimet përballë kostos së lartë të qendrave të të dhënave për gjigandët amerikanë të teknologjisë si Meta dhe Google. Aktualisht, këto qendra të mëdha konsumojnë 21% të energjisë elektrike të vendit, më shumë se sa konsumojnë të gjitha shtëpitë në zonat urbane

    Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë pret që deri në vitin 2026 qendrat e të dhënave do të konsumojnë rreth një të tretën e energjisë elektrike të Irlandës, barrë shumë më e madhe se kudo tjetër në Evropë.

    Frika për mundësinë e ndërprerjes së energjisë e detyroi operatorin e rrjetit të Irlandës të vendoste një moratorium jozyrtar për qendrat e reja të të dhënave pranë Dublinit deri në vitin 2028.

    Darragh Adelaide, anëtar i këshillit të Qarkut të Dublinit jugor, thotë se qendrat e të dhënave po sforcojnë burimet në vend.

    “Qendrat e të dhënave në Irlandë konsumojnë rreth 21% të energjisë elektrike në vend, një sasi tejet e madhe. Çdo qendër konsumon ndërmjet 500,000 dhe 5 milionë litra ujë. Situata është më e rënduar kur kemi një ditë shumë të ngrohtë, ose disa ditë të tilla. Kur krahason burimet që shfrytëzohen, sasinë e karbonit që çlirojnë dhe numrin e vendeve të punës që ofrojnë për komunitetet lokale, mendoj se nuk ia vlen që në këtë zonë të kemi 40 nga 80 qendrat e të dhënave që ka Irlanda”.

    Disa qendra të dhënash ende nuk janë vënë në punë. Një prej tyre i përket kompanisë “Digital Reality” dhe ndodhet në Dublin. Kufizimet energjetike kanë bërë që sallat të jenë bosh.

    “Arsyeja pse salla e të dhënave është e zbrazët është se për shkak të kufizimeve aktuale në tregun e energjisë elektrike, nuk jemi në gjendje të sigurojmë një kontratë me shpërndarësit çka do të mundësonte të kishim klientë të rinj në këtë qendër”, thotë Dermot Lahey me firms Digital Reality.

    Disa kompani teknologjike kanë paralajmëruar se Irlanda mund të humbasë nga zhvillimi i shpejtë i inteligjencës artificiale, pasi kjo lloj teknologjie kërkon më shumë energji elektrike sesa qendrat e zakonshme të të dhënave. Sidoqoftë, kompanitë ende po përpiqen të ndërtojnë qendra në pjesë të tjera të vendit.

    Qeveria irlandeze kërkon që qendrat e reja të furnizohen me energji të rinovueshme. Turbinat me erë kanë zënë një vend të rëndësishëm në zonën ku dikur vendasit nxirrnin qymyr për ngrohjen e shtëpive dhe centralet elektrike.

    Kompania Statkraft është prodhuesi më i madh në Evropë i energjisë së rinovueshme. Kevin O’Donovan është përfaqësues i firmës Statkraft për Irlandën.

    “Objektivi në Irlandë është që 80% e kërkesës për energji elektrike të plotësohet nga burimet e rinovueshme. Këtu përfshihet rritja e parashikuar e qendrave të të dhënave”.

    Aktivistët lokalë thonë se qendrat po shterojnë burimet kombëtare, përfshirë ujin e nevojshëm për ftohje dhe janë përpjekur të ndalojnë ndërtimin e disa qendrave të prodhimit të energjisë nga era.

    “Jemi kundër qendrave të të dhënave pasi ato konsumojnë një sasi të madhe energjie elektrike që mund të përdorej në sektorë të tjerë të ekonomisë. Këto qendra janë komerciale dhe nuk sjellin përfitime për sa i përket vendeve të punës, apo mjedisit”, thotë Seamus Corcoran, aktivist lokal.

    Ekspertët thonë se Irlanda është një shembull i asaj që shumë vende mund të përballen gjatë dekadës së ardhshme nëse nuk planifikojnë me kujdes ndikimet e zgjerimit të qendrave të të dhënave të inteligjencës artificiale. /VOA

     

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Presidenti rus Vladimir Putin mbajti bisedime në Kremlin të dielën me kryeministrin e Sllovakisë Robert Fico, në një vizitë të rrallë në...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022. Zëri i Amerikës vizitoi...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një person i moshës 68-vjeçare është gjetur i pajetë në Vlorë. Sipas policisë, ai është rrahhur me sende të forta, raporton Euronews.al...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.