Qeveria irlandeze ditën e hënë ka vendosur një bllokim të plotë për gjashtë javë si masë preventive ndaj pandemisë Covid-19.
Kryeministri irlandez, Micheal Martin ka thënë se ky vendim pritet të hyjë në fuqi ditën e hënë.
Kjo mbyllje e re do të jetë me më pak kufizime se në fillim të pandemisë.
Sidoqoftë, shkollat dhe qendrat e kujdesit ditor sipas Kryeministrit do të qëndrojnë të hapura.
Takimet me shumë persona do të ndalohen si dhe vizitat në shtëpitë e personave të tjerë. Gjithashtu janë të ndaluara dhe udhëtimet jo thelbësore, të tilla si ecja ose dalja për stërvitje.
Evropa po përballet me valën e dytë të virusit vdekjeprurës, derisa edhe qeveritë po implementojnë masa lokale.
Numri i përgjithshëm i të prekurve nga Covid-19 në Irlandë u rrit në 50 mijë, ndërsa deri më tani kanë ndërruar jetë rreth një mijë person.