Këngëtari i njohur shqiptar, Irkenc Hyka, ka publikuar sot (e mërkurë) projektin e ri muzikor.
“Pikë të dobët” mban titullin kënga e tij e radhës, të cilën e ka kompletuar edhe me videoklip.
Teksti është shkruar nga Irkenci dhe Muma, kurse për melodinë u përkujdes Vojsava Alia.
Producimi ndërkohë është bërë nga Unix dhe është publikuar në po kanalin e tyre.
Kjo vjen pak ditë pas lansimit të këngës “Engjëll”, të cilën ia dedikoi të birit të porsalindur.
Ai dhe partnerja e tij, Abi Fregjaj, u bënë prindër të një djali që e pagëzuan me emrin Aian.
Besohet se edhe ky projekt i Irkencit do të pëlqehet e pritet mirë nga publiku.