×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Irinej thotë se Vuçiq po gjykohet për tradhti ndaj Kosovës, “gjë që nuk e bëri”

    FrontOnline
    16 Tetor 2020

    Patriarku serb Irinej ka thënë se ishte jashtëzakonisht i lidhur me Kosovën dhe se i kishte kaluar 18 vjet të jetës së tij këtu.

    Ai në një intervistë për ” Veçernje Novosti” shtoi se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq kishte trajtuar shumë probleme të Kosovës dhe sipas tij ishte dëshmuar si një burrështetas i përgjegjshëm për shumë çështje kombëtare.

    Patriarku serb theksoi gjithashtu se qytetarët dhanë gjykimin për punën e Vuçiqit në zgjedhje.

    I pyetur gjatë kësaj interviste se a janë kushtet që çështja e Kosovës t’i afrohet zgjidhjes së saj dhe si do të duket ajo, Irinej tha se bashkësia ndërkombëtare duhet të ndihmojë fillimisht në çështjen e kthimit të të zhvendosurve dhe më pas të filtet për tema të tjera.

    “Unë gjithmonë kam thënë që gjatë zgjidhjes së problemit në Kosovë, kushti i parë duhet të jetë kthimi i sigurt i rreth 250,000 serbëve të dëbuar në periudhën nga 1999 në 2004. Komuniteti ndërkombëtar duhet të ndihmojë së pari për atë çështje dhe vetëm pastaj të organizojë bisedime për tema të tjera”.

    Duke komentuar zërat në Serbi se një pjesë e opinionit atje vazhdimisht mendon për një tradhti të mundshme të interesave kombëtare nga ana e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, Irinej tha se nuk duhet gjykuar askë pa e ditur se çfarë do të ndodhë.

    “Tani për saktësisht tetë vjet, ne kemi dëgjuar se si ai po “përgatitet të tradhtojë Kosovën”. Thjesht po pyes nëse ka kuptim të dënosh paraprakisht një person për diçka që nuk e bëri vetëm sepse disa mendojnë se ai do ta bëjë atë”, deklaroi ai.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Donald Trump ka emëruar Robert F. Kennedy Jr për të udhëhequr departamentin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore. “Jam i emocionuar të shpall...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Rastet e fruthit janë rritur me më shumë se 200 për qind në rajonin evropian gjatë vitit të kaluar në mes të...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Një urë në Krimenë e pushtuar nga Rusia është shembur “spontanisht”, duke dëmtuar shinat hekurudhore poshtë saj dhe duke lënë dy persona...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se në zgjedhjet 9 shkurtit, ‘goditjen’ më të madhe Lëvizja Vetëvendosje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka thënë se janë të gatshëm të përballen me të gjitha sfidat e sigurisë, dhe se,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë kryesisht i vranët, ku pritet në zona të caktuara të ketë reshje të pakta shiu e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me thikë në Ferizaj, i cili ndodhi për shkaqe etnike.Kusari-Lila ka...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme...
    Vip14 Nëntor 2024
    Dalja e Gjestit nga shou më i madh televiziv shqiptar, Big Brother VIP Kosova, do të gëzonte disa prej banoreve brenda shtëpisë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.