Bukuroshja ruse është sërish në qendër të vëmendjes. Modelja Irina Shayk së fundmi ka pozuar për një koleksion të ri rroba banjosh të firmosur nga stilisti francez Jean-Paul Gauthier.
Koleksioni quhet “Evidemment Guultier”, dhe duhet të mbërrijë shumë shpejt në verën e vitit 2022. Koleksioni i përmendur, siç shihet edhe nga fotot, më së shumti i dedikohet rroba banjove një-copë dhe rrobaqepësisë klasike.
Specifike në këtë prerje janë detajet, më saktë, shiritat në të dyja anët që dhanë frymë rinore dhe janë tërheqëse edhe për brezat e rinj.
Modelja seksi për këtë koleksion ka arritur t’i bartë këto dizajne specifike të rrobave të banjës në mënyrë shumë të stilizuar, kështu që përveç rrobave të banjës ka mbajtur vathë të rëndë dhe syze retro për fotografim./FrontOnline/