Irani ka regjistruar numrin më të lartë të të vdekurve nga koronavirusi të dielën me 459, ka deklaruar ministria e Shëndetësisë.
Me shifrat e reja, numri ka shkuar në 38,291, derisa Irani është vendi më i goditur me të infektuar në Lindjen e Mesme.
Ndërkaq, numri i rasteve të reja pozitive është 9,236 në një total me 682,486.