Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një koloneli policor dhe ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj një majori, për pjesëmarrje në tubime të natyrës politike
IPK’ja u ka bërë thirrje të gjithë zyrtarëve policorë që të qëndrojnë jashtë aktiviteteve politike apo tubimeve parazgjedhore.
“Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve pas publikimit të shkrimeve në medie për pjesëmarrje të zyrtarëve policorë në tubime të natyrës politike, sipas detyrës zyrtare ka iniciuar procedura disiplinore për dy raste të ndara ku janë përfshirë një gradë e kolonelit policor dhe një major. IPK në njërin rast ka rekomanduar suspendimin e kolonelit policor me dyshimin për pjesëmarrje në tubim të natyrës politike kurse rastin e majorit (me të njëjtat dyshime) e ka përcjellë për trajtim disiplinor në Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.