×
  • Lajme
  • Lajme

    IPK rekomandon suspendimin për një polici në Kaçanik, dyshohet se ndërhyri në sistemin e policisë

    FrontOnline
    03 Tetor 2024

    Inspektorati Policori Kosovës ka bërë të ditur se ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor të Kaçanikut, pasi i njëjti dyshohet se ka ndërhyrë në sistemin e policisë.

    Në njoftimin e IPK-së thuhet se dyshohet që zyrtari policor ka ndërhyrë në bazën e të dhënave, duke përdorur kanale private të komunikimit, siç thuhet, për të përçuar informacione që bien ndesh me rregullat e privatësisë dhe sigurisë së informacionit të policisë.

    Sipas IPK-së, kjo sjellje përbën një shkelje serioze të detyrave zyrtare dhe cenon integritetin dhe besimin në institucionin policor.

    “Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për një zyrtar policor në Drejtorinë Rajonale të Ferizajt respektivisht stacionit policor të Kaçanikut me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale  “Zbulim i paautorizuar i informacionit konfidencial”.

    “Ky rekomandim është bërë në përputhje me parimet ligjore dhe transparencës, duke marrë parasysh rëndësinë e ruajtjes së standardeve më të larta etike dhe profesionale në Policinë e Kosovës. Informacionet e para lidhur me këtë rast hetuesit e IPK-së i kishin pranuar bazuar në denoncimin e një qytetari”.

    “Bazuar në veprimet hetimore të ndërmarra deri tani nga hetuesit e IPK-së, dyshohet se zyrtari policor ka ndarë informacione të natyrës konfidenciale pa autorizimin përkatës, duke ndërhyrë në sistemin e policisë (bazën e të dhënave) dhe duke përdorur kanale private të komunikimit për të përçuar informacione që bien ndesh me rregullat e privatësisë dhe sigurisë së informacionit të policisë”, thuhet tutje në njoftim.

    Shkëlqim Devolli takon guvernatorin e Texasit, Greg Abbott, flasin për rritje bashkëpunimi Kosovë – ShBA
    Nga Rubrika
    Lajme03 Tetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, në kuadër të vizitave nëpër qytete të Kosovës për të përfshirë idetë e grupeve të...
    Lajme03 Tetor 2024
    Policia e Kosovës është furnizuar me automjete të blinduara dhe autoblinda, të cilat shërbejnë për nevojat e këtij institucioni. “Policia e Kosovës...
    Lajme03 Tetor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka uruar Gjermaninë për Ditën e Unitetit. Në një postim në Facebook, ai ka bërë të ditur...
    Të tjera
    Lajme03 Tetor 2024
    Gazetari dhe publicisti i njohur kosovar, Muhamet Mavaraj, ka takuar Endrit Thaçin, djalin e ish-presidentit Hashim Thaçi. Mavraj përmes një shkrimi në...
    Lajme03 Tetor 2024
    Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është shprehur se edhe pas 25 vjetëve pas luftës, Kosova po flet ende për një urë (Urën...
    Lajme03 Tetor 2024
    Eksperti i Ekonomisë, Arben Mustafa, ka treguar se brenda një viti, në Kosovë janë shuar mbi 13 mijë biznese. Koordinatori i Departamentit...
    Lajme03 Tetor 2024
    Kur kanë mbetur edhe dy javë deri në Samitin e Berlinit ende nuk ka ndonjë marrëveshje mes qeverisë së Kosovës dhe faktorit...
    Sport03 Tetor 2024
    Kanë dalur në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Qipro. Ndeshja është e vlefshme për Ligën e Kombeve, dhe zhvillohet me 15...
    Vip03 Tetor 2024
    Arbenita Ismajli dhe Fero janë prezent në mediat rozë për arsye të ndarjes së tyre, e me pas për kujdestarinë e vajzës....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.