×
  • Lajme
  • Lajme

    IPK: Në 2020, 32 zyrtarë policorë të arrestuar

    FrontOnline
    20 Shkurt 2021

    Kryeshefi ekzekutiv i Inspektorit Policorë të Kosovës, Kushtrim Hodaj ka thënë se gjatë vitit 2020 ka pasur mbi 15% më shume ankesa nga qytetarët e Kosovës ndaj zyrtarëve policorë në IPK.

    Sipas tij, gjatë vitit që lamë pas, gjithsej kanë qenë 1650 ankesa.

    “Nëse flasim për viti 2020 ne si ankesa të qytetarëve kemi pranu 1650 ankesa që është një numër mbi 15% më shumë se vitin e kaluar. Mund të jenë raste të ndryshme, mund të jenë raste që lidhen me pandeminë, mund të jetë vetëdijesimi më i madh i qytetarëve për të paraqitur shqetësimet ndaj zyrtarëve policorë, apo ndoshta edhe punua jonë që ju kemi ofruar qytetarëve si institucion që trajtojmë cilën do shqetësim apo ankesë që kanë ndaj zyrtarëve policorë”, ka thënë Hodaj.

    Ai tutje ka theksuar se nga numri i përgjithshëm i ankesave 126 prej tyre janë regjistruar si raste penale dhe janë adresuar në prokuroritë përkatëse, raporton Betimi për Drejtësi.

    Ai ka shtuar se 80 prej tyre kanë përfunduar më kallëzime penale.

    Hodaj ka thënë se janë arrestuar 32 zyrtarë policore si dhe 6 qyetarë si të dyshuar në raste të përbashkëta.

    “Këto ankesa natyrisht se janë trajtua disa prej tyre kanë pasur elemente penale, disa prej tyre janë cilësi si shkelje disiplinore janë dërguar në drejtonin e standardeve profesionale në kuadër të policisë për tu trajtuar në aspektin administrativ. 126 rate janë regjistruar me numër penal si raste penale dhe diku prej tyre 80 raste janë dërguar në prokurorinë kompetent me kallëzime penale apo raporte të veçanta. Si rezultati i këtyre hetime penale që ne kemi zhvillu, janë arrestuar 32 punonjës të policisë dhe 6 qytetarë të cilët kanë qenë në raste të përbashkët si të dyshuar. Është kërkuar suspendimi i 83 zyrtarëve apo punonjësve të policisë. Mund të ketë edhe zyrtarë të stafit civil”, ka thënë Hodaj.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Një burrë raportohet se u arrestua të marten në Mitrovicën e Veriut. Kjo pasi një grua ka raportuar në polici se vajza...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës do të organizojë protestë sot para Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas njoftimit, me këtë protestë, FSSHK...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Anëtari i Komisionit për Administratë Publike, Isak Shabani, ka kritikuar Qeverinë për rritjen e numrit të anëtarëve në KPMSHC. Deputeti i PDK-së,...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mblidhet sot (11:00) për të vazhduar me përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Të hënën pasdite një rast tragjik tronditi Kosovën e jo vetëm Ferizajn. Një burrë theri me thikë katër persona, dy prej tyre...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i Komisionit Parlamentar për Administratë Publike nga radhët e Lëvizjes ‘Vetëvendosje’, Valon Ramadani, thotë se arsyeja kryesore e rritjes së anëtarëve...
    Kronika14 Nëntor 2024
    Dy persona mbetën të vrarë mbrëmë në Klinë, si pasojë e gjuajtjeve me armë. Viktimat ishin familjarë mes vete, ndërsa dorasi ishte...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Prokurori i Posaçëm Jack Smith dhe anëtarët e ekipit të tij planifikojnë të japin dorëheqjen para se Presidenti i zgjedhur Donald Trump...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komisioni i Posaçëm sot do të intervisitojë disa kandidatë. Bëhet fjalë për kandidatët për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese Intervistimi nis nga ora...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.