×
  • Lajme
  • Lajme

    IPK-ja nis verifikimin e pretendimeve se një qytetar serb u keqtrajtua nga policia në Mitrovicë të Veriut

    FrontOnline
    26 Tetor 2024

    Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë nisur të verifikojnë pretendimet për keqtrajtim nga policia në Mitrovicën e Veriut lidhur me një incident në sheshin “Car Llazar”.

    Inspektorati Policor sipas detyrës zyrtare (ex officio) ka filluar procesin e grumbullimit të informacioneve dhe hetimit preliminar lidhur me pretendimet për keqtrajtim nga policia, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas raporteve zyrtare, incidenti raportohet të ketë ndodhur sot pas mesnatës (pas orës 3) kur policia ka arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor një qytetar me inicialet M.S me dyshimin se i njëjti ka dëmtuar pronën e një dyqani privat në prezencë të zyrtarëve policorë.

    Pas shqiptimit të një tikete për kundërvajtje (sipas Ligjit për rendin dhe qetësinё publike) i njëjti është liruar.

    “Hetuesit e IPK-së përmes një hetimi preliminar do të verifikojnë pretendimet për keqtrajtim të të njëjtit nga policia gjatë ndërmarrjes së veprimeve policore në këtë incident”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

    Lidhur me këtë rast, ka reaguar dhe Lista Serbe, ku shprehet se ky rast “është pasqyrim i serbofobisë së promovuar nga Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla, të cilët veriun e Kosovës e shohin si një territor të pushtuar ku gjithçka lejohet për të dëbuar popullin serb”.

    Ndërkaq, Petrit Fejza nga rajoni policor i Veriut ka mohuar akuzat se policët e kanë rrahur në stacionin policor.

    Ndër të tjera, ai ka thënë se për pretendimet e Subotiqit se është rrahur, duhet të paraqitet në stacionin policor dhe t’i informojë zyrtarët.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Tetor 2024
    Rritja ekonomike e paraparë prej katër për qind është e pamjaftueshme, prandaj duhet të jetë dyshifrore për t’i përballuar sfidat me të...
    Lajme26 Tetor 2024
    Të dielën, akrepat e orës do të kthehen një orë mbrapa, çka do të thotë se do të flemë një orë më...
    Lajme26 Tetor 2024
    Nesër do të mbahet seanca për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dy të dyshuarve për sulmin fizik ndaj kryetari të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Tetor 2024
    (Radio Evropa e Lirë) – Hetimi ndaj ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, i cili u arrestua më 21 tetor nën akuzat për korrupsion,...
    Lajme26 Tetor 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka dënuar sulmin fizik që ka ndodhur ndaj kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend...
    Vip26 Tetor 2024
    Mevlani gjatë bisedës me Rezin I ka thënë se poulli i Kosovës e ka dashur gjithmonë. Në një moment, ai i tha...
    Lajme26 Tetor 2024
    Oda Ekonomike e Kosovës ka dënuar sulmin fizik ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri. Përmes një reagimi, Oda Ekonomike e Kosovës shpreh...
    Sport26 Tetor 2024
    Dukagjini i Klinës e ka ndalur në barazim kampionin e tri edicioneve të fundit në Kosovë, Ballkanin. Dukagjini dhe Ballkani të shtunën...
    Lajme26 Tetor 2024
    Komisioni Evropian po synon që përmes milionave të Planit të Rritjes të afrojë vendet e Ballkanit Perëndimor sa më afër Bashkimit Evropian....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.