Inspektorati Policor i Kosovës ka shpërblyer me kontratë kompaninë “Botek”.
Këtë të fundit, ky institucion, e ka përzgjedhur si dyqan për blerjen e 30 laptopëve që i duhen për nevojat e veta, raporton “Front Online”.
Pajisjet, në total, kapin vlerën e afër 15 mijë eurove.
Botek, në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve, figuron se merret me punë të kësaj natyre.
Si aktivitet, primar, sekondar e terciar, ka tregtinë me pakicë të kompjuterëve, raporton “Front Online”.
Kjo kompani ofertoi me 14 mijë e 418 euro. Ishte e dyta më e lirë nga shtatë kompanitë që ofertuan për këtë tender.
Me çmim më të ulët ofertoi pos biznesi Aritech, 13 mijë e 320 euro.
Megjithatë kjo kompani u eleminua shkaku qe nuk iu përshtat specifikave të detyrueshme të kërkuara në këtë aktivitet të prokurimit, raporton “Front Online”.
Inspektorati Policor i Kosovës ka realizuar së fundmi disa aksione, me ç`rast ka arrestuar dhjetëra zyrtarë policorë që dyshohen për keqpërdorime zyrtare. /“Front Online”.