Policia e Kosovës i ka identifikuar dhe intervistuar dy të mitur në Prizren, pasi të njëjtit dyshohet se i kanë vjedhur pistoletën gjyshit të tyre dhe kishin postuar fotografi me të.
Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar ndërsa arma me dy copë fishekë dhe leja u është konfiskuar, rasti në procedurë hetimore.
“Prizren / 22.11.2024-14:15. Me 26.11.2024 janë identifikuar dhe intervistuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë ( të mitur) pasi që të njëjtit dyshohet se i kanë vjedhur pistoletën gjyshit të tyre dhe kishin postuar disa foto. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar ndërsa arma me dy copë fishekë dhe leja u është konfiskuar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.