×
  • Lajme
  • Lajme

    Intervistimi i Thaçit sot ndryshe nga ditët e tjera, fillon në 14:00

    FrontOnline
    16 Korrik 2020

    Presidenti i vendit Hashim Thaçi do të intervistohet edhe sot, për të katërtën ditë me radhë, nga prokurorët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.

    Intervistimi i Hashim Thaçit pritet të nisë në orën 14:00, ndryshe nga tri ditët paraprake kur ai u intervistua me fillim nga ora 13:00.

    Në tri ditët e kaluara, Thaçi është intervistuar për plot gjashtë.

    Në dy ditët e fundit ai nuk u deklarua për media as para dhe as pas intervistimit, derisa një gjë të tillë e bëri vetëm në ditën e parë.

    Pas intervistimit të parë gjashtëorësh, ai ka thënë për mediat se ka dëgjuar shkëmbime të teknaliteteve të ndryshme mes avokatit dhe prokurorëve.

    ”Ishte çështje sqaruese teknike, në të njëjtën kohë edhe ato fillestare të interesimit të Prokurorëve për UÇK-në, kështu që do të vazhdojë nesër”.

    Në ndërkohë, po në ditën e parë, ish-Drejtori Politik i UÇK-së ka folur edhe para se të futet brenda Zyrës së Prokurorit të Specializuar ku ka ripërsëritur që askush nuk mund ta rishkruajë historinë.

    Thaçi, në mesin e brohoritjeve të shqiptarëve që kishin dalë ta mbështesin, tha se ky është çmimi për Pavarësinë.

    “Sot jam këtu për të respektuar atë për të cilën kam ëndërruar dhe luftuar – një Kosovë të pavarur bazuar në të drejta të barabarta, shoqëri multi-etnike dhe sundim të ligjit. Jam gati të përballem me sfidën e radhës dhe t’ia dalë me sukses për djalin tim, familjen, njerëzit dhe vendin tim”.

    “Askush nuk mund ta rishkruajë historinë. Ky është çmimi për lirinë”.

    Në afërsi të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë ka pasë vazhdimisht shqiptarë që dolën ta mbështesin Hashim Thaçin me flamurin e UÇK-së në duar, duke brohoritur dhe kënduar këngë patriotike, si dhe me parulla që e kundërshtojnë Gjykatën Speciale, ishte shumë më i madh.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Zëvendëskomandanti i KFOR-it, gjeneral brigade Cahit Irican, e ka kryesuar përfundimin e transferimit të kontingjentit armen në Shtabin e KFOR-it në Camp...
    Lajme15 Janar 2025
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se e mbështet deklaratën e BE’së për mbylljen e komunave paralele në Kosovë....
    Lajme15 Janar 2025
    Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka thënë se kujtojnë të gjitha viktimat e Masakrës së Reçakut e cila u krye...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka thënë se kujtojnë të gjitha viktimat e Masakrës së Reçakut e cila u krye...
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka takuar Ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, znj. Anu Prattipati, me të...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ilir Tahiri ka publikuar një foto në rrjetin e tij social “Facebook” duke bërë të...
    Vip15 Janar 2025
    Sara dhe Driloni kanë vazhduar bisedën sqaruese pas akuzave të Leos ndaj këtij të fundit. Driloni i tha Sarës që ata të...
    Lajme15 Janar 2025
    Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim ndaj Kosovës për veprimet e fundit që lidhen me mbylljen e strukturave paralele në veri të vendit....
    Lajme15 Janar 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka vizituar sot fshatin Reçak me rastin e 26 vjetorit të masakrës nga forcat serbe. Osmani ka thënë se...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.