Në ndeshjen e fundit mes Ferizajt dhe Ulpianës, një nga futbollistët vendas pësoi një lëndim të rëndë.
Bëhet fjalë për Thesar Ismajlin, futbollistin i cili u dërgua më pas me urgjencë në spital, shkruan FrontOnline.
Për të ndihmuar klubin ferizajas në këtë situatë, në ndihmë i doli atyre edhe stafi mjekësor i Ulpianës në krye me Fikret Demirin dhe Vullnet Hasanin.
Falë intervenimit të tyre, gjendja e Ismajlit tash është shumë më e mirë.
Ndryshe, dyshja në fjalë kishin intervenuar ndaj lojtarëve mysafirë edhe në ndeshjen ndaj Vitisë./FrontOnline/
https://www.facebook.com/kfulpiana1926/posts/1957437817744900?__cft__[0]=AZWwCAI2NBeNw1f8fZGuSkgyk9-ZoaB_OUc15a9nz8A4LR_e9NJa_YLbJ1fZp75Wq3WZ0MCT7hYKa2YivKA4dpxW9IcPMVfoUGdLqJBxyEPT4fafaSxY8tGd3OP3syHQh82Of07zVvaEE7Y3gl7phZvf&__tn__=%2CO%2CP-R