×
  • Lajme
  • Lajme

    INTERPOL s’e ndryshon vendimin për moslëshimin e fletarrestimeve për Dodikun e Stevandiqin

    FrontOnline
    30 Prill 2025

    Gjykata e Bosnje e Hercegovinës tha të mërkurën se INTERPOL-i nuk e ka pranuar kërkesën e saj për ta rishikuar vendimin për moslëshimin e fletarrestimeve për dy zytarë të lartë të entitetit serb të Bosnjës, Republika Sërpska.

    Në mars, INTERPOL-i hodhi poshtë kërkesën e Gjykatës së Bosnjës për të lëshuar fletarrestime ndërkombëtare për Millorad Dodikun, presidentin e Republikës Sërpska, dhe Nenad Stevandiqit, kryetarit të Kuvendit Popullor të Republikës Sërpska.

    Të mërkurën, Gjykata e Bosnjës tha se organizata ndërkombëtare e policisë kriminale nuk ka pranuar ta ndryshojë këtë vendim.

    “Për shkak të natyrës së komunikimit me NCB INTERPOL, përkatësisht konfidencialitetit të informacionit, Gjykata nuk është në gjendje të japë hollësi të mëtejshme”, tha gjykata.

    Dodik dhe Stevandiq, si dhe kryeministri i Republikës Sërpska, Radovan Vishkoviq – i cili nuk përmendet në kërkesën për fletarrestime ndërkombëtare – akuzohen se kanë shkelur rendin kushtetues të Bosnje e Hercegovinës.

    Prandaj, Gjykata e Bosnjës lëshoi në mars fletarrestime kombëtare ndaj tyre, pasi ata nuk i ishin përgjigjur thirrjes nga Prokuroria e Përgjithshme e Bosnjës për marrje në pyetje.

    Fletarrestimi kombëtar nënkupton se secila prej 16 agjencive policore në të gjitha nivelet e qeverisjes në Bosnje duhet t’i arrestojë ata, gjë që nuk ka ndodhur deri më sot.

    Ata vazhdojnë t’i kryejnë rregullisht detyrat e tyre në entitetin serb të Bosnjës.

    Prokuroria e Bosnjës fillimisht kërkoi lëshimin fletarrestimeve ndërkombëtare, duke thënë se Dodik dhe Stevandiq “shfrytëzuan pozitat e tyre të larta në republikën Sërpska, duke shmangur procedurat e kontrollit kufitar të përcaktuara me ligj, kaluan kufirin shtetëror dhe u larguan nga Bosnja”.

    Të dy zyrtarët kanë udhëtuar jashtë vendit disa herë prej se janë lëshuar fletarrestime kombëtare ndaj tyre.

    Prej se Dodiku u dënua me një vit burg dhe ia ndalua ushtrimi i detyrës për gjashtë vjet në mars, autoritetet në Republikën Sërpska miratuan një sërë ligjesh që ndalonin punën e organeve gjyqësore dhe hetimore shtetërore në territorin e entitetit serb./RadioEvropaeLirë

    Udhëto shpejt dhe sigurt nga Prishtina drejt Köln me PrishtinaTicket
    Nga Rubrika
    Lajme25 Maj 2025
    Java e ardhshme parashihet me kushte të paqëndrueshme meteorologjike – diell, vranësira dhe shi. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë pesë ditëve...
    Lajme25 Maj 2025
    Greva e punëtorëve të kompanisë rajonale “Pastrimi” po vazhdon edhe në fundjavë, me protestën e tyre që mbahet përpara objektit të Komunës...
    Lajme25 Maj 2025
    Një pjesëtar i Policisë së Kosovës, i cili reagoi ndaj një incidenti të para dy ditëve në Mitrovicën e Veriut gjatë parakalimit...
    Të tjera
    Bota/Rajoni25 Maj 2025
    Pesë skiatorë janë gjetur të vdekur pranë malit Rimpfischhorn në Zvicër të dielën, pas një operacioni kërkim-shpëtimi që nisi një ditë më...
    Lajme25 Maj 2025
    Policia e Kosovës ka deklaruar se maturanti i cili është paraqitur “me gjak” në qafë më 23 maj në Mitrovicën e Veriut,...
    Lajme25 Maj 2025
    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gazmend Hoxha, ka folur lidhur me fletarrestin e lëshuar nga Serbia për zyrtarin policor Dylot Brahimi. Në...
    Lajme25 Maj 2025
    Java e ardhshme parashihet me kushte të paqëndrueshme meteorologjike – diell, vranësira dhe shi. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë pesë ditëve...
    Lajme25 Maj 2025
    Policia e Kosovës do të mbajë një konferencë për media me fillim nga ora 15:00. Kjo konferencë mbahet lidhur me veprimet policore...
    Lajme25 Maj 2025
    Ish-kongresisti demokrat, Tony Hall, iu ka shkruar një letër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.