Autoritetet në Kosovë njoftuan më 21 tetor se e kanë autorizuar kompaninë amerikane, Starlink, për ofrim të internetit satelitor në Kosovë.
Internet pa ndërprerje, në çdo cep të territorit, edhe në situata të jashtëzakonshme.
Këto janë vetëm disa të mira që përfiton Kosova nga shtrirja e shërbimeve të gjigantit amerikan Starlink në territorin e vet, përcjell Telegrafi.
Ndërsa tani kompania në pronësi të miliarderit Elon Musk ka njoftuar se shërbimet e internetit me shpejtësi të lartë janë të disponueshme në Kosovë që sot.
Kjo u konfirmua edhe nga vetë Musk në X.
Starlink now in Kosovo https://t.co/GFxBRn3geL
— Elon Musk (@elonmusk) December 21, 2024
Ndryshe, vendosja e Kosovës në hartën e Starlink, njërës prej kompanive më novatore në botë, konsiderohet edhe si promovim i mirë për vendin.
Starlink është kompani që ofron internet satelitor në mbi 100 shtete dhe territore dhe zotërohet prej kompanisë hapësinore SpaceX.
Ndër tjera, ajo ka rreth 6000 satelitë të cilët gjenden rreth 500 kilometra mbi Tokë.