“Zikaltrit” fituan pikët e plota ndaj Sassuolos në qytetin e modës me rezultat të ngushtë 2:1, në kuadër të javës së 28-të.
Romelu Lukaku ishte i pari që kaloi në avantazh “Neurazzurrët” në minutën e 10-të, për ta dyfishuar në të 67-tën Martinez. Krejt çfarë bën mysafirët ishte goli i vetëm i shënuar pesë minuta para fundit nga Traore.
Interi me këtë fitore shkon në kuotën e 71 pikëve në tabelë, 11 larg Milanit në vendin e dytë. Sassuolo është e nënta me 40 të tilla.
Takimi tjetër i ditës ishte ajo që u zhvilluar në “Allianz Stadium” në Torino.
Juventusi nuk gaboi përballë Napolit në takimin e javës së tretë, por që ishte shtyrë për shkak të rasteve më COVID-19.
“Zonja e Vjetër” triumfoi 2:1 ndaj Napolit me golat e shënuar nga Cristiano Ronaldo në minutën e 13-të dhe të Pauolo Dybalas në të 73-tën. Derisa për mysafirët realizoi Insigne një minutë pa përfunduar koha e rregullt.
Vlen të theksohet se nga minuta e parë deri në të fundit ishte mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, ndërkaq Elseid Hysaj u largua 14 minuta para fundit.
“Biankonerët” me këtë tre pikësh vazhdojnë të qendrojnë në pozitën e tretë me 59 pikë, 12 më pak se Interi që është lider.
Napoli në anën tjetër ka grumbulluar 56 pikë dhe zë vendin e pestë.