Interi ka triumfuar 1-0 përballë Arsenalit në derbin e zhvilluar në kuadër të rrethit të katërt në fazën e ligës në Ligën e Kampionëve.
Nerazzurët e nisën më mirë ndeshje, duke rrezikuar me anë të Denzel Dumfries, që e goditi shtyllën qysh në minutën e dytë.
Gunners filluan të tregonin më shumë nga loja e tyre, derisa kishin raste të njëpasnjëshme me anë të Gabriel Martinellit dhe Bukayo Sakas.
Ekipi i drejtuar nga Mikel Arteta kishte më shumë posedimin e topit dhe rastet për gol, duke treguar se janë shkuar në Itali për pikët e plota.
Por, Interi kaloi në epërsi me anë të një penalltie të realizuar nga Hakan Calhanoglu që shënoi në minutën e 45+3-të.
Arsenali e pati dominimin edhe në pjesën e dytë, por nuk arriti ta mposht Yann Sommerin.
Kai Havertz lëshoi një mundësi të artë në minutën e 60-të, me portierin zviceran që bëri ndërhyrje bravuroze.
Gjermani edhe në minutën e 75-të nuk ia doli të shënonte, ndërsa Denzel Dumfries ishte sonte në nivelin më të lartë të detyrës.
Me këtë fitore, Interi ka shkuar në 10 pikë, ndërsa Arsenali mbetet në kuotën e shtatë pikëve.
Në rrethin e pestë, Nerazzurët përballen me RB Leipzigun, ndërsa Gunners do të kenë punë me Sporting Lisbonën. /Telegrafi/