Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Arban Abrashi, gjatë një emisioni televiziv ka folur për skandalin e transaksioneve nga thesari i shteti në një kompani private, vlera e të cilave shkon në dy milion euro.
Abrashi, gjatë një debati televiziv ka thënë se, transaksioni i dy milionë eurove, është zbuluar nga policia, inteligjenca financiare dhe një pjesë është zbuluar në Turqi
“Këta persona që kanë zbuluar këtë skandal kanë të bëjnë me mbi 8 mijë transaksione në vit. E mira është zbuluar skandali dhe në hetim janë kyçur, policia, inteligjenca financiare. Diçka kanë zbuluar këtu, diçka në Turqi, se nuk dua të përzihem në këto punë. Pra janë dukë i rënë pas kësaj pune”. tha Abrashi.