×
  • Lajme
  • Lajme

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës po paralajmëron vërshime

    FrontOnline
    05 Gusht 2020

    nstituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar vërshime të shpejta në disa zona të vendit.

    Në një njoftim nga ky institut njoftohet se këto reshje të cilat kanë filluar gjatë orëve të këtij mëngjesi do të vazhdojnë edhe nesër dhe ditëve në vazhdim.

    “Reshjet të cilat kanë filluar me intensitet më të lartë gjatë orëve të mëngjesit të datës 05/08/2020, do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme dhe të nesërme (06/08/2020) si dhe ditëve në vazhdim, me intensitet të ndryshuar, të cilat në disa zona mund të paraqesin mundësi për vërshime”, thuhet në njoftimin e publikuar nga IHMK-ja.

    Statusi i IHMK-së:

    Paralajmërim për vërshime*

    Shteti: Republika e Kosovës

    Regjioni: (Pjesa më e madhe e vendit)

    Pika më e hershme e parashikuar: e mërkure, 05 Gusht 2020 – 12:00

    Data e parashikimit: 2020-08-05. 08 UTC

    *Duke treguar një probabilitet mesatarë deri të lartë të intensitetit të reshjeve në disa zona, me mundësi të vërshimeve të shpejta si dhe përmbytjeve urbane dhe rrëshqitje dheu. Kjo situate meteorologjike do të përcillet herë pas here edhe me shkarkime rrufesh.

    Njoftimi:

    Reshjet të cilat kanë filluar me intensitet më të lartë gjatë orëve të mëngjesit të datës 05/08/2020, do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme dhe të nesërme (06/08/2020) si dhe ditëve në vazhdim, me intensitet të ndryshuar, të cilat në disa zona mund të paraqesin mundësi për vërshime.

    Nëpër rrjedhat kryesore lumore do të ketë ngritje të lehët të niveleve gjatë ditëve në vijim, ndërsa rrjedhat me karakter malor dhe ato të rrëmbyeshme do të paraqesin mundësi të vërshimeve të shpejta dhe vështirësi nëpër zonat/vendbanimet ku ato kalojnë.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.