×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Paradoksi në Qeverinë “Kurti”/ Rriten dukshëm shpenzimet e luksit, dështim me investime kapitale

    Fatlum Berisha
    13 Nëntor 2023

    Ndjeshëm janë rritur shpenzimet e luksit nga institucionet e Kosovës gjatë vitit 2023, krahasuar më vitet paraprake, 2022 dhe 2021.

    Kryeministri Albin Kurti, si opozitar kritikonte, për luksin e tepruar kundërshtarët e tij politikë. Tash rritja e shpenzimeve të luksit për udhëtime zyrtare, karburante dhe shërbime telefonike, ka ndodhur në kohën kur ai vetë është në krye të Qeverisë.

    Zyrtarët shtetërorë kanë shpenzuar deri tash në vitin 2023 (janar-shtator) gjithsej mbi 27 milionë euro për udhëtimet zyrtare, karburantet për vetura si dhe shërbimet telefonike, raporton Instituti për hulumtime Front, duke u bazuar në dokumentet zyrtare të Ministrisë së Financave.

    Kjo shumë, e cila mund të rritet ende sepse nuk ka përfunduar viti kalendarik 2023, e tejkalon shumën e vitit 2022.

    Vjet për të njëjtat arsye ishin harxhuar mbi 21 milionë euro. Kurse 13.5 milionë sosh, më 2021.

    Shteti ka shpenzuar 6 milionë euro në luks më shumë gjatë 2023-ës sesa gjatë 2022-ës dhe mbi 13 milionë më shumë sesa gjatë 2021-ës.

    Shpenzimet për “hava”

    Zyrtarët shtetërorë kanë harxhuar 7.2 milionë euro për udhëtimet zyrtare jashtë vendit gjatë periudhës janar-shtator të 2023-ës.

    Ministria e Financave pagoi për të njëjtën arsye 5.3 milionë më 2022-ën, raporton Instituti për hulumtime Front.

    Më pak në vitin 2021, 2.5 milionë.

    Mega shpenzimet për telefon

    Zyrtarët shtetërorë kanë shpenzuar 3.5 milionë euro për shërbimet telefonike të realizuara gjatë 9 muajve të vitit 2023.

    Pak mbi 3 milionë euro në 2022-ën.

    Kurse 3.2 më 2021.

    Nafta “djeg” paratë

    Shteti i Kosovës ka harxhit 16.9 milionë euro në nëntë mujorin e vitit 2023 sa i përket derivateve për vetura.

    Ata bënë kilometra më pak në vitin 2022.  Kjo u reflektua për shkak se harxhuan pos 16.2 milionë euro për karburante.

    Dhe 11.4 milionë më 2021.

    Ekonomistët shqetësohen për shpenzimet e larta të luksit, i quajnë të kota

    Shqetësuese, por edhe të papërgjeshme i kanë cilësuar ekonomistët shpenzimet e larta për udhëtimet, karburantet dhe shërbimet e telefonisë.

    Ish-Ministri i Financave, Haki Shatri i duket paradoksale  që shpenzimet e kësaj kategorie janë rritur, kurse investimet kapitale kanë ngec.

    “Investimet kapitale kanë mbet pa u realizuar. Kjo është e papërgjegjshme, në kundërshtim me deklarimet parazgjedhore dhe situatën në të cilin po kalon vendi”.

    Kritika pati edhe tek mosndihma qeveritare për një kategori tjetër.

    “Nuk është shtuar asnjë cent tek kategoria e socialeve, kurse ka rritje tek kategoria e shpenzimeve për mallra dhe sherbime”, vlerësoi Shatri për Institutin për hulumtime Front.

    Të njëjtën e thotë edhe ekonomisti Erzen Hyseni.

    “Është mjaft shqetësuese për faktin se e dimë që shpenzimet e kapitalit kanë qenë mjaft të ulëta kështu që investimet e kapitalit ndikojnë në rritjen ekonomike kurse rritja e shpenzimeve te luksit thjesht janë shpenzime të kota të cilat nuk sjellin asnjë përfitim”, u shpreh Hyseni për Institutin për hulumtime Front.

    Përndryshe, investimet kapitale në nivel vendi në periudhën janar-shtator 2023 kanë arritur vetëm 29%, ndonëse sipas planit do të duhej të arrinin rreth 70%.

     

    Nga Rubrika
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Vip10 Janar 2025
    Sot, me nisjen e spektaklit të Big Brother VIP Kosova, një nga temat më të diskutuara ishte pa dyshim Gjesti, i cili...
    Vip10 Janar 2025
    Opinionisti Milaim Zeka, ka hedhur dyshime sot në ‘Prime’ se Driloni dhe ish banorja Lela, janë njohur nga jashtë. “Për secili prej...
    Lajme10 Janar 2025
    Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ, kanë kryer kontrolle në një shtëpi dhe...
    Lajme10 Janar 2025
    Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/konferenca e drejtorëve të armatimeve kombëtare, në kuadër...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.